Era Rusi ende beqare, ja si e ëndërron njeriun e jetës (VIDEO)

Intervistat speciale të javës së  verës mbi qiellin e Elbasanit i kemi nisur me këngëtaren Era Rusi të cilën çdo 14 mars e gjen duke kënduar.  Edhe pse mbi 1000 metra lartësi Era na ka treguar se si e dëshiron ajo princin e kaltër. E pyetur nga gazetarja Erjona Rusi se si e do Era njeriun e saj të jetës, këngëtarja është shprehur , se do dëshironte të kishte në krah një person si vetja e saj por në versionin mashkull.

E dua si vetja në versionin mashkull. Unë jam një njeri që më pëlqejnë shakatë deri diku, më pëlqen të jetë shumë pasionant, më pëkqen që të kemi të njëjtat shije, që ti pëlqejë nata ashtu sikurse mua. Më pëlqen që të kërcejë ashtu si unë. Nuk e mendoj që të mos kërcejë ashtu sic unë kërcej. Gjëëja e fundit që do doja ishte të ishte artist, se hyn në probleme të tjera që i kanë artistët, kush do na i mbajë kalamajtë.

Një prej arsyeve kryesore që jam single është sepse nuk mendoj që do ti lejoja dikujt të vinte dhe të ndërhynte tek unë , sepse mendoj që kam arritur të bëhem kjo që jam me punën time dhe forcat e sakrificat e mia dhe të familjes sime. Ky nënshtrimi që meshkujt shqiptarë vdesin tia bëjnë femrës nuk më pëlqen.

Era Rusi, këngëtare

Era Rusi ka marrë pjesë në  kurorëzimin e  shumë dasmave duke kënduar në to, por çfarë mendon ajo për dasmën e saj?

Nuk është se më mungon dëshira, por thjesht nuk ka ardhur momenti ose nuk kam gjetur akoma personin e duhur, njeriun e jetës që realisht të vendos pa menduar.

Era Rusi, këngëtare

Era Rusi në intervistë me gazetaren Erjona Rusi

Në intervistën  në balonë mbi qiellin e Elbasanit Era Rusi këngëtarja e shumë hiteve dhe e këndimeve live tha se puna që bën është fitimprurëse por në të njëjtën kohë e lodhshme dhe e bukur, kjo sepse merr pjesë në ditën më të bukur të jetës së një çifti. Gjatë qëndrimit në balonë Era tregoi edhe një histori paksa të veçantë ku i kishte rastisur që të martonte të njëjtin dhëndërr dy herë.

Fitohet mirë, por natyrisht që është edhe shumë e lodhshme, por edhe kënaqësia është shumë e madhe duke qenë se supozohet që është dita më e bukur dhe më e lumtur e një çifti. Megjithëse mua më ka ndodhur që të martoj të njëjtin dhëndërr dy herë. Përderisa smë ka marrë më në telefon duhet të jetë ende me gruan e dytë. Vetë dhëndrri më mori dhe më tha që do martohej.  E pyeta se kë marton dhe më tha që martohej vetë, por martohej prapë. I thashë që pse më more mua se me mua nuk të eci, por mu përgjigj që nuk ishte faji im, por po u nda sërish nuk do më merrte më.

Era Rusi, këngëtare

1/3
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK