Erand Sojli: Nuk besoj që Teatri Kombëtar do të prishet! 'Politikanët shqiptarë na kanë vjedhur profesionin'

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” aktori i mirënjohur Erand Sojli ka komentuar edhe lidhur me debatin aktual për prishjen e Teatrit Kombëtar. Sipas Sojlit, debati është gjithnjë pozitiv megjithëse Sojli nuk e sheh veten të pozicionuar në asnjë prej 2 grupeve të artistëve, ku njëra palë po lufton fort për ruajtjen e godinës së Teatrit ndërsa një pjesë tjetër kërkon ndërtimin e një teatri të ri.

Personalisht i mendoj gjerat pak ndryshe, nuk i mendoj ne kontekstin që thjesht do prishet, e cila thjesht do prishet. Unë nuk besoj që do prishet , sepse nuk besoj që gjërat do arrijnë në këtë pikë. Ky është një debat midis dy palëve të cilat unë dua ti shoh një debat për më të mirë, prandaj dhe jam gri. Për mua nuk ka qeveri, për mua ka teatër dhe realitet. Nëse unë dal dhe them që jam dakord që të prishet teatri  dhe të rindërtohet, nuk e di nëse do të bëhet realitet ajo që vërtet ëndërrojmë. Çdo njeri ka perceptimin e vet të ëndërrojë një teatër të madh me 8 salla sepse ne jemi një popull artist. Ne nuk do kishim nevojë të punonim nëse Shqipëria do të ishte një panair arti. Them kështu sepse kështu dua të besoj. Unë për vlerat emocionale besoj që nuk janë godinat që bëjnë artistët, por janë artistët që bëjnë godinat.  Po të ishte kështu edhe Kryeministria është një ndërtesë e mirë, që nuk rrezikon shembjen , por në fakt të gjithë kryeministrat nuk kanë qenë aq aktorë të mirë sa ti japin vendit përparim, përkundrazi.

Erand Sojli, aktor

Duke komentuar mbi realitetin shqiptar ku politika ka uzurpuar gjithë jetën sociale e madje edhe artistike në vend, Erand Sojli me humor e pak ironi i akuzoi politikanët shqiptarë se u kanë” vjedhur” profesionin aktorëve.

Është keqpërdorur shumë kjo fjala aktor  sa unë e shoh me shumë skepticizëm nëse unë jam aktor apo jo. Çfarë do të thotë aktor në fund të fundit, aktor do të thotë të aktrosh bukur, të dalësh në televizor përditë.Nuk i ka ngelur gjë aktorëve në raport me këto statistikat që duhet të jenë. Politikanët na kanë vjedhur profesionin dhe kjo është më e tmerrshme, sepse konkurojnë kaq shumë fuqishëm, sa nuk i lënë popullit mend që ta raportojnë ditën e tyre me punën , me hallin e vet, por edhe të dalin 2orë nga gjendja duke parë një shfaqje.

Erand Sojli, aktor

Erand Sojli prej disa muajsh e ndan jetën e tij mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai erdhi në Tiranë për të zhvilluar audicione për shfaqjen muzikore që po përgatit me kompozitorin Valentin Veizi të titulluar “Vagonat prej letre”

Paralelisht me projektin filmik po punoj për këtë “Musical” me Valentin Veizin i cili është në SHBA prej 20 vitesh. Erdhëm në Tiranë për të zhvilluar audicionet për të verifikuar nëse ka aktorë të cilët edhe kërcejnë apo luajnë instrumente, pra multidimensional. Dhe mendoj që artistë si Vali duhet të jenë prezent në jetën artistike shqiptare.  Shkova i propozova përpara një viti për muzikalin. Në fillim nuk më njihte sepse është larguar që herët. Vali është kompozitori i këngëve të famshme “Pyes lotin”, “I dua lulet në dritare” etj. Projekti do të jetë me 3 faza. Faza e parë është audicioni, pastaj përzgjedhja dhe do të nisë puna në dy gjuhë anglisht dhe shqip. Pastaj do ta vëmë në skenë në muajt prill maj në Teatrin Kombëtar Eksperimental.

Erand Sojli, aktor

Ndërkaq Sojli po përgatitet për një tjetër projekt të rëndësishëm pasi në 28 korrik do të shfaqë në New York komedinë “Romancë në diktaturë”, me skenar të vetë Sojlit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lisander: 20/07/2018 12:55

    Broçkullisni çte doni. Pazari eshte mbyllur me kohe, paret jane shprendare. Nuk ka me kthim pas

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale