Një sasi e konsiderueshme kanabisi është sekuestruar në kufirin greko-shqiptar. Droga u kap në Sajadhë, Igumenicë. Droga vinte nga Saranda, kishte kaluar nga kufiri gjelbër.

Policia greke ka ndërhyrë sot në orët e para, ka ndaluar automjetin që ishte ngarkuar në kufi dhe po tentonte të futej në brendësi të tokës greke. Janë arrestuar dy persona, një shqiptar, shoferi Ermal Kullolli 57-vjec nga Fieri dhe pasagjeri grek 48-vjec. Janë sekuestruar 107 pako me 110 kg 330 gr marijuanë.

Makina rezulton e marrë me qira në Greqi. Janë sekuestruar dhe 4 celularë. Në ditët e fundit janë realizuar disa operacione në kufi që kanë konkluduar me sekuestrimin e disa sasive kanabisi që kishin për qëllim tregun grek.