Erdhi dimri/Dëbora pushton veriun e Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë

Erdhi dimri/Dëbora pushton veriun e Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë

Reshjet e para të dëborës i kanë bërë një “surprizë” banorëve të disa rajoneve veriore në Zvicër, Austri dhe Gjermani. Natën e të shtunës pati një rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje të dendura bore, ndërkohë që lartësia e tyre ka arritur në 25 centimetra në qytetin Montana në jug të Valais, në Zvicër.

Sipas agjencisë meteorologjike ky është një rekord i ri për këtë vit. Rrugët janë bllokuar nga akulli dhe dëbora në rajonet malore si në Austri ashtu edhe në Zvicër e ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për marrjen e masave nga strukturat, por edhe vetë banorët. Reshjet e para të dëborës kanë befasuar në këto ditë shtatori edhe banorët e rajonit të Bavarisë në Gjermani, një e papritur e këndshme e këtij fenomeni atmosferik për gjermanët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues

Rama për protestën para takimit në Londër: Të nxitur nga të verbërit në Tiranë! Ish-ministrja e Brendshme quajti shqiptarët pushtues