Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri i vendi Edi Rama e ka nisur ditën me një lajm shumë të mirë për të gjithë.
Ai ka bërë me dije se tashmë fëmijët mund të regjistrohen në shkolla nëpërmjet platformës e-Albania. Në postimin e tij, Rama gjithashtu nënvizon faktin se me këto regjistrime shmangen radhët mund të krijoheshin në dyert e institucioneve arsimore.
“Mirëmëngjesi. Me lajmin e mirë se erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Për herë të parë, prindërit apo kujdestarët ligjorë regjistrojnë online fëmijët e tyre në shkollat publike. Regjistrimi në shkollë i nxënësve tashmë mund të bëhet lehtësisht në e-Albania.
Hapat e procedurës si të regjistrohet fëmija:
Në e-Albania gjeni shërbimin “Regjistrim në klasë të parë”. (Kliko këtu)
Emri i shkollës në të cilën mund të regjistrohet fëmija do të sugjerohet automatikisht nga sistemi sipas adresës së aplikuesit dhe klasifikimit të bërë nga Bashkia përkatëse.
Pasi të keni klikuar “Dërgo”, kërkesa do te shqyrtohet nga institucioni arsimor përkatës.
Ju do të njoftoheni elektronikisht në rast pranimi apo refuzimi te regjistrimit.
Ndërkaq, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, ka publikuar edhe një video me hapat e procedurës së regjistrimit, që zgjat vetëm 1 minutë!
Po ata qe s'dine kompjuterin,ose ata qe jane te varfer e te keputur, qe nuk kane as celular,se kompjuter jo e jo, si t'ia bejne?Si ide nuk eshte e keqe,por duhet te alternohet me zyrat.Ketu ku jetoj une,bibliotekat ofrojne sherbime dixhitale falas per ata qe s'kane kompjutera ne shtepi,per c'fare do nevoje e problemi qe ke (qe s'ka te beje me bibliotekat)Nuk e di ne se ne bibliotekat shqiptare ofrohen sherbime te tilla,por nuk do te ishte keq ,sikur te kishin nja dy kompjutera qe te perdoreshin per //e-Albania// nga ata qe nuk kane kompjutera ne shtepi.
Përgjigju