Risia në e-Albania, hapat që prindërit duhet të ndjekin për të regjistruar online fëmijët në shkolla

Risia në e-Albania, hapat që prindërit duhet të ndjekin për të regjistruar online fëmijët në shkolla

Për herë të parë, prindërit apo kujdestarët ligjorë regjistrojnë online fëmijët e tyre në shkollat publike. Regjistrimi në shkollë i nxënësve tashmë mund të bëhet lehtësisht në e-Albania.

Hapat e procedurës si të regjistrohet fëmija:

Në e-Albania gjeni shërbimin “Regjistrim në klasë të parë”. (Kliko këtu)

Emri i shkollës në të cilën mund të regjistrohet fëmija do të sugjerohet automatikisht nga sistemi sipas adresës së aplikuesit dhe klasifikimit të bërë nga Bashkia përkatëse.

Pasi të keni klikuar “Dërgo”, kërkesa do te shqyrtohet nga institucioni arsimor përkatës.

Ju do të njoftoheni elektronikisht në rast pranimi apo refuzimi te regjistrimit.  

Ndërkaq, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, ka publikuar edhe një video me hapat e procedurës së regjistrimit, që zgjat vetëm 1 minutë! 


Lajmi kryesor:

'Erdhi dita'/ Rama publikon videon dhe jep lajmin e mirë: Fëmijët tashmë do të regjistrohen në shkolla nëpërmjet portalit e-Albania


  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Kukësi, skuadra që mund të shkojë në Evropë nga Kategoria e Parë

Kukësi, skuadra që mund të shkojë në Evropë nga Kategoria e Parë