Erdhi në Shqipëri të takonte të dashurën, zhduket italiani! Në kërkim që prej qershorit 2013

Ai u zhduk më 23 qershor 2013 në Shqipëri, pasi shkoi të takohej me të dashurën e shqiptare, që njohu përmes chat-it. Për fatin e Ivan Pegan, 43-vjeçarit, nga Fano i Italisë nuk dihet më asgjë.

Emisioni ’Pa Gjurmë’ prezanton për herë të parë pasaportën televizive të shtetasit italian, i cili paralelisht kërkohet edhe në emisionin në Itali “Chi l’ha visto?”. Ky rast merret përsipër të investigohet edhe në Shqipëri, duke kërkuar në emisionin ‘Pa Gjurmë’ me shpresën për të nxjerrë në dritë një të vërtetë 7 vite nga zhdukja e mistershme e këtij shtetasi Italian.

Ivan Pegan u nis nga porti i Ankonës më 14 qershor 2013 drejt Durrësit, me një biletë kthimi po në Ancona, më 23 qershor 2013. Ai parkoi makinën e tij Opel Agila të verdhë, pranë portit në Ancona, ndërsa po udhëtonte në Shqipëri, për të takuar vajzën shqiptare me emrin Alba, që jetonte në Tiranë. Ditët në vijim, kur ai ndodhej në Shqipëri, pas përpjekjeve të përsëritura për të kontaktuar me telefon, familja vendos të denoncojë humbjen e Ivan te Karabinierët e Fanos, vend ku jetonte familja e 43-vjeçarit. Pista e tij e fundit është një tërheqje e vogël bankare e bërë në Tiranë më 22 qershor. Që nga ajo ditë, ai nuk u përgjigj më në celularin ose adresën e tij të postës elektronike.

Ivan Pegan

 

Ai ishte i vendosur të niste bashkëjetesën, duke planifikuar të ardhmen në një apartament që do ta merrte me qira, një të ardhme me vajzën që kishte njohur në shkurt të viti 2013, pak muaj para se të zhdukej.

Në prill, Ivani vjen në Tiranë ku qëndron 5 ditë. Dy muaj nga udhëtimi i parë, ai sërish pret një biletë dhe niset për në Shqipëri, ku do të qëndronte për një muaj me pushime. Në qershor, e dashura e tij shqiptare Alba telefonoi, disa miq se Ivan ishte zhdukur dhe se diçka serioze i kishte ndodhur.

Familja bëri denoncim në polici, ndërsa në Tiranë, Alba përfundoi në një heshtje të çuditshme. Pas atij alarmi të dhënë, ajo nuk kërkoi më as miqtë as të afërmit e Ivanit. E motra e Ivanit, Barbara nis të gjurmojë përmes Facebook-ut, ku mëson se Alba menaxhonte profile të shumta. Reagimi i saj kishte qenë i ftohtë, se natën e zhdukjes ata ishin grindur dhe ai ishte larguar nga lokali duke lënë aty çantën dhe kompjuterin. Sende, të cilat Alba ia ktheu familjes, por në kompjuter mungonte hard disku.

Por pse Alba ishte e interesuar të mbante për vete, kutinë e zezë të lëvizjeve dhe kontakteve të Ivanit ? Misteri thellohet kur Barbara, e motra e Ivan, zbulon disa e-maile shqetësuese në korrespondencën midis dy të dashuruarve, ku nga ana e Ivanit, kishte pasur një sërë akuzash në drejtim të Albës: ‘Për fat të mirë, ju më keni hapur sytë. Ju nuk keni qenë e mirë, por kuptova më në fund. Kam vënë re disa detaje që ju më keni tradhtuar. Në mesin e njerëzve që takova në jetën time, ju ishit më mizorja dhe e shtirura. Edhe nëna juaj e di që ju jeni vetëm për të shkatërruar njerëzit. Ju jeni vetëm një kriminele kibernetike dhe emocionale’.

Ndërsa hetimet nisën, Prokuroria e Pesaro-s në Itali hap një dosje për vrasje. Edhe përtej Adriatikut, ku raportohet zhdukja një vit më vonë, nisin hetimet shqiptare. Policia në Tiranë është e bindur që Ivan u largua nga brigjet shqiptare mbrëmjen e 23 qershorit 2013 nga Durrësi për në Bari. Por pse do të duhej të nisej për në Bari, ku ai nuk njihte njeri, nëse ai kishte një biletë kthimi për në Ancona, aty ku kishte parkuar makinën e tij, në pritje për tu kthyer drejt Italisë ?

Në Bari dhe Ancona, Ivan nuk ishte në listat e pasagjerëve të ndonjë trageti, të asaj jave nga kontrollet e kryera nga policia italiane. Sot nuk dihet asgjë për fatin e 43-vjecarit italian. Ditët në vijim emisioni ‘Pa Gjurmë’ do të sjell zërin e familjarëve, për të vazhduar kërkimet.

VIDEO/ Emisioni i plotë

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja