ELBASAN-I dëshpëruar nga dhimbja për humbjen e gruas 6 muaj më parë pas operacionit ku solli në jetë vajzën, burri i 25-vjeçares Rexhina Debrova ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, ndërsa u ka dërguar një mesazh edhe mjekëve, që i akuzon për neglizhencë dhe korrupsion.

Algert Debrova thotë se pritjes i ka ardhur fundi, duke lënë të kuptohet se ai tani do të kërkojë vetëgjyqësi për dhimbjen e madhe që i kanë shkaktuar mjekët. Ai u thotë mjekëve se gjilpëra që u përdor për Rexhinën gjatë lindjes do të ngulet në syrin e tyre.

"Erdhi ora.

6 muaj pa frymën, zërin, buzëqeshjen, jetën e Rexhinës.

Ardjan Kadaifçiu dhe Blerta Arapi më keni vrarë shpirtin, më keni nxirë gjakun...

Ardjan Kadaifçiu je shkaktari i parë dhe kryesor për vdekjen e Rexhinës..nuk kam harruar se në atë orë te zezë ke ngritur duart lart dhe më ke thënë më vrit...më ke përmendur gjithashtu mungesën e kardiologut dhe gabimin që mund të jetë bërë me gjilpërën..ajo gjilpërë që shpejt do të ngulet në sy..

Blerta Arapi ti njeri i zi..ti vrasëse e pashpirt si guxove e le Rexhinën vetem kur ajo të thoshe "Po më mbahet fryma"

Si guxove

Erdhe tek unë e gëzuar ..i fute vet duart në portofolin tim more sa deshe nga aty e pastaj e buzëqeshur hyre brenda dhe e gjete Rexhinën të nxirë..të pajetë!

Cfarë bëre me ato para?..-ia dhe djalit tënd!

Qetësia dhe heshtja jon janë dhurata ime për ju.

Dhimbja e përgatitur për ju..do te jetë qetësia e të ardhmes time..." shkruan ai.

Në datë 23 Prill një orë pas lindjes, 25-vjeçarja Rexhina Debrova pësoi arrest kardiak duke ndërruar jetë. Familjarët akuzuan mjekët për vdekjen(lexo ketu).

Postimi i plote i Algert Debrovës