Në kulmin e krizës diplmatike mes BE dhe Turqisë presidenti Erdogan lëshon një tjetër apel për turqit që jetojnë në Europë:

”U bëj thirrje vëllezërve të mi në Europë, jetoni në lagje më të mira, blini makinat më të mira, jetoni në shtëpitë më të mira. Bëni 5 fëmijë sepse ju jeni e ardhmja e Europës”,kështu u shpreh kreu i shtetit gjatë një tubimi në Stamboll në kuadër të referendumit që synon ta shndërrojë vendin në republike presidenciale.

Vetë Erdogan ka 4 fëmijë.

Tensionet mes Ankarasë dhe BE u ashpërsuan pasi disa shtete europiane nuk pranuan që zyrtarët turq të zhvillonin tubime me komunitetin e tyre.

Madje Erdogan i konsideroi gjermanët e holandezët naziste, ndërsa pati edhe pezullim të komunikimeve zyrtare me Amsterdamin.

Gjatë referendumit të prillit rreth 2.5 milionë qytetarë turq që jetojnë në Evropë mund të votojnë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com