Erdogan bëhet Presidenti i ri i
Turqisë, merr mbi 20 milionë vota

Erdogan bëhet Presidenti i ri i<br />Turqisë, merr mbi 20 milionë vota
TURQI - Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka fituar zgjedhjet e para të drejtpërdrejta presidenciale me votim nga populli, duke u shpallur kështu për herë të parë President i Turiqsë.  Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Erdogan ka arritur të marrë rreth 52% të votave, ose mbi 20 milionë vota.

Kundërshtari i tij kryesor  Ekmeledin Ihsanoglu, ka pranuar humbjen, pasi nuk ka arritur të marrë më shumë se 38% të votave. Ndërsa kundërshtari tjetër politikani kurd Selahattin Demirtas, mori rreth 9% të votave.

Menjëherë pas daljes së rezultateve paraprake, Erdogan, doli përpara votuesve të tij, ku shpalli fitoren, ndërsa theksoi se populli sot shprehu vullnetin e tij.

"Njerëzit shprehën vullnetin e tyre në zgjedhjet e sotme." u shpreh Erdogan

Para zgjedhjeve Erdogan tha se ai dëshironte të fitonte për të forcuar postin e Presidentit të Turqisë që është kryesisht ceremonial. Rezultati i këtyre zgjedhjeve shmang kështu nevojën për një balotazh pasi rregullat zgjedhore kërkonin që kandidati fitues të arrijë më tepër se 50% të votave, në të kundërt do të mbahej një raund tjetër më 24 gusht.

Këto ishin dhe zgjedhjet e para Presidenciale që u bënë me votën e popullit.

Zgjedhjet presidenciale në Turqi kutitë e fundit: Erdogan President
Erdogan, është i adhuruar nga shumë mbështetës për transformimin ekonomik të vendit, ndërsa kritikohet për stilin abuziv dhe prirjet islamike. Erdogan do të jetë fituesi i zgjedhjeve të para presidenciale me votë popullore. Ky është rezultati që japin disa media turke pas numërimit të mbi 93% të votave.

Nga rezultati i deritanishëm Erdogan kryeson me 53.1 % me mbi 18 milionë vota, i ndjekur nga Ekmeleddin Ihsanoglu i cili ka marrë deri tani 37.8 % me afërsisht 13 milionë vota.

Kandidati i tretë, Selahattin Demirtas ka marrë 9.1% të votave duke marrë vetëm rreth 3 milionë vota. Deri në këto momente janë hapur 156,307 kuti, 93.79 %. Ndërsa mbeten për t'u numëruar edhe 10,350 kuti, 6.21%.

1

Zgjedhjet presidenciale në Turqi, përfundon procesi i votimit 
Në Turqi ka përfunduar procesi i votimit këtë të dielë për zgjedhjet e para presidenciale me votë popullore. Këto votime janë vlerësuar si historike për të ardhmen politike të vendit. Ndërsa tashmë pritet të përfundojë pa incidente edhe procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kreut të ri të Shtetit.

Për pozicionin e kreut të shtetit Turk konkurrojnë tre kandidatë kryesorë, ndër të cilët kryeministri aktual Recep Taip Erdogan, diplomati Ekmeleddin Ihsanoglu dhe politikani kurd, Selahattin Demirtas. Rregullat zgjedhore kërkojnë që kandidati fitues të arrijë më tepër se 50% të votave, në të kundërt do të mbahet një raund tjetër më 24 gusht. 
 
erdogan
Ne foto: Kryeministri Erdogan me bashkeshorten e tij


Kandidati favorit Erdogan, i cili është kryeministri i vendit që nga viti 2003, synon të forcojë më tepër rolin e presidentit, deri tani më tepër me funksion ceremonial. Ai është i adhuruar nga shume mbështetës për transformimin ekonomik të vendit, ndërsa kritikohet për stilin abuziv dhe prirjet islamike. 

zgjedhjet ne turqi
Ne foto: Diplomati Ekmeleddin Ihsanoglu 

Shumë nga kritikët i tremben vendosjes së tij në krye të vendit për shkak se ndryshimet që ai synon të bëjë mund ta kthejnë vendin në më autoritar dhe të polarizuar. 

Turqia shtrihet mes trazirave të Irakut, Sirisë dhe Ukrainës dhe për rrjedhojë është një aleat i rëndësishëm për perëndimin, ndaj kushdo që do të marrë rolin e presidentit do të ketë një pozicion kyç gjeopolitik.

zgjedhjet ne turqi
Ne foto: Politikani kurd, Selahattin Demirtas


Mision vezhgues i OSBE per te monitoruar zgjedhjet
Në zgjedhjet presidenciale që po zhvillohen në Turqi nga mëngjesi i së dielës janë bashkuar dhe grupe monitoruesish nga Organizata e Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Europë në zona të ndryshme të kryeqytetit, Ankara dhe në qytetin e Stambollit. Misoni vëzhgues i OSBE në Turqi është i pranishëm për të monitoruar proçesin e lirë dhe demokratik të zgjedhjeve të para presidenciale me votë popullore, që kanë një rëndësi të madhe për zhvillimet politike në vend.
 
Zëvendës presidenti i OSCE, George Tsereteli, tha se qëllimi i tyre ishte monitorimi i suksesshëm për të përcaktuar lirinë, transparencën dhe demokracinë në këto zgjedhje duke vëzhguar mjaft qendra votimi në vend. Ai u shpreh se deri më tani nuk është vënë re asnjë parregullsi dhe procesi është i mirë organizuar. 

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte (EMRI)

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte (EMRI)