Erdogan dhe bashkëshortja e tij mbërrijnë në Bosnjë, priten nga 20 mijë qytetarë

Erdogan dhe bashkëshortja e tij mbërrijnë në Bosnjë, priten nga 20 mijë qytetarë

Presidenti i Turqisë, Erdogan

Rreth 20 mijë qytetarë nga Evropa u mblodhën para dhe në sallën "Juan Antonio Samaranch - Zetra" në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë, ku janë duke pritur ardhjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan sot mbërriti për një vizitë pune në BeH ndërsa është planifikuar edhe një adresim i tij në sallën ”Juan Antonio Samaranch-Zetra" ku do të mbahet Kongresi i gjashtë i Unionit Evropian të Demokratëve Turq (UETD).

Presidenti turk u takua me kryesuesin e presidencës së BeH-së, Bakir Izetbetgoviç dhe gjatë ditës do të nderohet me doktoratë nderi nga Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës (IUS).

Së bashku me Erdoğan-in, në delegacionin e tij të numërt, ka udhëtuar edhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, e cila do të hapë Klinikën për Hematologji në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës (KCUS).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë