Erdogan dhe Putin takohen në Kazakistan, presidenti rus: Mes dy vendeve po zbatohen projekte strategjike

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan dhe ai rus Vladimir Putin u takun në Astana të Kazakistanit, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit të Shangait, i cili po mbahet këto dy ditë.

Gjatë bisedimeve dy liderët theksuan nevojën për të forcuar bashkëpunimin mes vendeve të tyre. Putin tha se Rusia dhe Turqia po zbatojnë projekte strategjike, ndërsa Erdogan theksoi se dy vendet do të ndërmarrin hapa të rëndësishëm së bashku, veçanërisht në projektet e centraleve bërthamore.

Erdogan u shpreh i bindur se Turqia mund të jetë një ndërmjetësuese e mirë për arritjen e një armëpushimi mes Rusisë sdhe Ukrainës dhe më pas një marrëveshje paqeje.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Erdogan nuk la pa përmendur dhe numrin e lartë të turistëve rusë, mesatarisht 7 milionë në vit, që vizitojnë Turqinë.

"Është e rëndësishme të mirëpresim turistët rusë në Turqi. Përkushtimi ynë për këtë drejtim vazhdon me të njëjtin vendosmëri. Ne do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë për sa kohë që turistët rusë janë të kënaqur me Turqinë”, tha Erdogan.

Erdogan ftoi homologun rus në Turqi, ftesë të cilës Putin iu përgjigj pozitivisht, duke premtuar se do të shkojë së shpejti. Gjatë qëndrimit në Astana, Putin pritet të zhvillojë një takim dypalësh edhe me presidentin kinez Ji Xiping, vendi i të cilit, Kina, është anëtare e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangai.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie