TURQI - Kryeministri i Turqisë Recep Tayip Erdogan do të takohet më 16 maj në Washington me presidentin amerikan Barack Obama, shkruan sot gazeta e përditshme turke “Hurriyet”.
Kjo vizitë zyrtare vjen pasi Izraeli kërkoi falje Turqisë me ndërmjetësimin e Obamës, i cili luajti një rol vendimtar në këtë pajtim.
Kryeministri israelit Benjamin Netanjahu zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin Erdogan muajin e kaluar duke i këkruar ndjesë poppulit ruk Turqisë për vdjekjen e nëntë shtetasve turq në bordin e një anije në vitin 2010, duke i dhënë fund kështu konfliktit diplomatik dhe hapur rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Agjenda e takimit mes dy diplomatëve të lartë do të jetë plotësisht e ngarkuar, duke filluar nga kriza siriane, zhvillimet e Qipros për marrëveshjet ambicioze të Ankarasë si dhe një nga çështjet më të rëndësishme do të jetë procesi i normalizimit turko-izraelite.
Gjithashtu më 11 prill në Ankara është parashikur një takim i nivelit të lartë mes delegacioneve të Turqisë dhe Izraelit e cila do të shikohet si hapi i parë për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com