
Ditën e sotme, Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se do të zhvillojë një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, në shtator.
“Në shtator, sapo të paraqitet mundësia, do ta shoh presidentin Putin ballë për ballë”, tha Erdogan në kthimin e tij nga Hungaria.
Muajin e kaluar, Kremlini njoftoi një vizitë të Putinit në Turqi, për të cilën Erdogan konfirmoi se do të zhvillohej në gusht.
Erdogan shpreson të bindë Putinin që të rinovojë marrëveshjen me Ukrainën që lejoi kalimin e 35 milionë tonëve ushqimore përmes Detit të Zi midis korrikut 2022 dhe korrikut 2023.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ambasada e SHBA në Bjellorusi thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni menjëherë nga Bjellorusia! Zelensky: Greqia do të trajnojë pilotët ukrainas F-16









