Presidenti rus Vladimir Putin mori një letër nga homologu i tij turk Erdogan në të cilën ai i kërkonte falje për rrëzimin e avionit rus. Presidenti turk ka kërkuar falje për vdekjen e pilotit rus i cili u vra kur një avion rus u rrëzua mbi kufirin Siri-Turqi në nëntorin e kaluar.
Ai në letrën e tij theksonte se është i gatshëm për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë. Ai u shpreh se Rusia është një vend mik dhe partner strategjik për Turqinë. Sipas Erdogan rrëzimi i avionit nuk ishte diçka e qëllimshme. ''Ankaraja e ka trajtuar familjen e pilotit të vdekur rus sikur të ishte familje turke dhe është gati të marrë çdo nismë që mund të lehtësojë sadopak dhembjen dhe dëmin ndaj saj'', ka shtuar Erdogan në letrën e tij.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com