Në kryeqytetin turk, Ankara, Presidenti Erdogan përsëriti thirrjen e tij për Vladimir Putin që nëse vërtetohen akuzat ai jep dorëheqjen.
"Ata përdorin gjuhën e Luftës së Ftohtë. Ajo do të sjellë një gënjeshtër të re çdo ditë dhe ata besojnë veten e tyre e më pas presin që bota t’i besojë", deklaroi Erdogan.
Ndërkohë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas takimit me homologun e tij turk, në kuadër të samitit të OSBE-së në Beograd, tha se nuk dëgjoi asgjë të re pas kontaktit të parë dypalësh të nivelit të lartë mes dy vendeve, që prej incidentit ajror të 9 ditëve më parë.
Moska dhe Ankaraja janë futur në një betejë të ashpër fjalësh por dhe sanksionesh, të njëanshme deri më tani, për shkak të asaj çfarë ndodhi kur Turqia rrëzoi avionin luftarak pranë kufirit me Sirinë, teksa merrte pjesë në fushatën ajrore të Kremlinit kundër terroristëve në Siri.
Presidenti rus, Vladimir Putin e përshkroi incidentin si një krim lufte gjatë së enjtes dhe tha se Turqia do të përballet me sanksione të mëtejshme. Moska ka ndaluar deri më tani importin e produkteve ushqimore nga Turqia, si pjesë e një pakete të gjerë sanksionesh hakmarrëse”.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
