Recep Tayyip Erdogan, Presidenti iTurqisë është përlotur gjatë një deklarate për sulmet në aeroportin e Stambollit.
Erdogan është shprehur: ‘Dënojmë fuqishëm sulmet që kanë ndodhur në këtë ngjarje të rëndë ndaj qytetarëve tanë, që humbën jetën në mëshirën e Zotit. Këto sulme kanë ndodhur pikërisht në muajin e shënjtë të Ramazanit. Këto sulme, të organizatave terroriste, kanë vrarë civilë të pafajshëm duke treguar edhe një herë anën e errët të tyre’.

Turqia është kthyer në një objekt terrorizmi ku vetëm 6 muajt e parë të 2016-ës janë vrarë 132 persona nga terrorizmi.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com