
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se i ka propozuar presidentit rus Vladimir Putin që të zhvillonte një takim me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky në Turqi. Lajmi u raportua nga media bjelloruse "Nexta".
Kujtojmë se ditën e djeshme presidenti turk Erdogan u takua me Putinin në Soçi të Rusisë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik mes dy vendeve. Ishte takimi i dytë mes dy presidentëve që nga fillimi i luftës, në korrik ata u takuan në Teheran.
Lajmi kryesor:
Lufta/ BE: Sulmet ruse në Zaporizhzhia janë të papërgjegjshme! Erdogan i propozon Putinit një takim me Zelenskyn në Turqi











