Lufta/ BE: Sulmet ruse në Zaporizhzhia janë të papërgjegjshme! Erdogan i propozon Putinit një takim me Zelenskyn në Turqi

UKRAINË- Zëvendës ambasadori rus në OKB: "Propozimet e negociatave ukrainase janë qesharake". Nga Letonia, ndaloni në vizat e hyrjes për qytetarët rusë. Drejtori ukrainas i Amnesty jep dorëheqjen në kundërshtim me raportin kritik ndaj Kievit

Asnjë shenjë armëpushimi: në Ukrainë luftimet vazhdojnë ndërsa rruga e diplomacisë dhe dialogut në këtë moment duket se nuk ka rrugëdalje. Në fakt, gjatë natës Kharkiv pësoi një bombardim të ri, ndërsa zëvendësambasadori rus në OKB përdori tone përbuzëse: "Propozimet e negociatave të Ukrainës nuk janë serioze, janë qesharake".

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se i ka propozuar presidentit rus Vladimir Putin që të zhvillonte një takim me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky në Turqi.  Lajmi u raportua nga media bjelloruse "Nexta".

Kujtojmë se ditën e djeshme presidenti turk Erdogan u takua me Putinin në Soçi të Rusisë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik mes dy vendeve. Ishte takimi i dytë mes dy presidentëve që nga fillimi i luftës, në korrik ata u takuan në Teheran.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:45
Ambasadori i Ukrainës në Selinë e Shenjtë: Duam që Papa të vizitojë Kievin sa më shpejt të jetë e mundur

Ambasadori ukrainas në Selinë e Shenjtë, Andrii Yurash, u prit ditën e sotme në Vatikan nga Papa Françesku, nga ku Ambaadori i shprehu dëshirën e popullit ukrainas që ai ta vizitojë sa më shpejtë të jetë e mundur.

"Momentet e komunikimit me Atin e Shenjtë janë gjithmonë një burim frymëzimi. Sidomos kur ekziston mundësia për të diskutuar dhe promovuar çështje 'në tryezë' për një kohë të gjatë, siç është vizita e Papës në Ukrainë. Ukraina dëshiron të takohet dhe përshëndesë Shenjtërinë e Tij sa më shpejt që të jetë e mundur, edhe para udhëtimit të tij në Kazakistan”, shkruan Ambasadori, Andrii Yurash në Twitter duke bashkangjitur fotot e takimit të tyre.

Ora 18:11
Sulmet rus detyrojnë mbylljen e reaktorit bërthamor në Zaporizhia, kompania: Ekzistonte rreziku i rrjedhjeve radioaktive

Operatori i termocentralit bërthamor në Zaporizhia "Enerhoatom" në Ukrainë thotë se pjesë të objektit pësuan dëme serioze nga sulmet e ushtrisë ruse, duke detyruar mbylljen e një reaktori.

“Ekzistonte rreziku i rrjedhjeve radioaktive”, paralajmëroi Enerhoatom.

Moska akuzoi se ishte Ukraina ajo që kreu sulmin, por BE-ja ka dënuar veprimet e Rusisë në termocentral. Ukraina akuzon forcat ruse për gjuajtje me raketa në zonnë me civilë, duke përdorur ato që i konsideroi si "taktika terroriste".

“Goditjet e së premtes shkaktuan një rrezik serioz për funksionimin e sigurt të uzinës, shkroi Enerhoatom në Telegram, duke shtuar se një kabllo elektrike ishte dëmtuar, duke detyruar një nga reaktorët të ndalonte punën.

BE-ja ka dënuar veprimet e Moskës, Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se unioni "dënon aktivitetet ushtarake të Rusisë" rreth uzinës.

"Kjo është një shkelje serioze dhe e papërgjegjshme e rregullave të sigurisë bërthamore dhe një shembull tjetër i mosrespektimit të normave ndërkombëtare nga ana e Rusisë," u shpreh Borrell dhe bëri thirrje që mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së - IAEA - t'i jepet akses në termocentral.

Forcat ruse kanë kontrollin e uzinës dhe zonat përreth, afër territorit të kontrolluar nga forcat ukrainase. nga ukrainas. Ajo përbëhet nga gjashtë reaktorë uji nën presion dhe ruan mbetjet radioaktive.

 

Ora 15:50
Erdogan i propozon Putinit një takim me Zelenskyn në Turqi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se i ka propozuar presidentit rus Vladimir Putin që të zhvillonte një takim me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky në Turqi.  Lajmi u raportua nga media bjelloruse "Nexta".

Kujtojmë se ditën e djeshme presidenti turk Erdogan u takua me Putinin në Soçi të Rusisë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik mes dy vendeve. Ishte takimi i dytë mes dy presidentëve që nga fillimi i luftës, në korrik ata u takuan në Teheran.

Ora 15:46
Mbërrin në Stamboll anija e tretë e ngarkuar me grurë ukrainas

Anija “Navistar”, një nga tre varkat e mbetura dje nga portet e Ukrainës e ngarkuar me drithëra në kuadër të marrëveshjes mes Kievit dhe Moskës me ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së, mbërriti në Stamboll. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Ora 14:35
Ambasada amerikane në Tiranë: Ne e dimë lëvizjen e radhës së Rusisë! Nëse tenton ankesimin e territoreve të Ukrainës, SHBA do përgjigjet me ashpërsi

1657196517_ambasadaamerikane.jpg

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një reagim për luftën në Ukrainë duke theksuar se dihet lëvizja e radhës e Rusisë. Megjithatë paralajmëron se nëse Rusia vijon planet e saj të ankesimit, SHBA dhe aleatët e partnerët do t’i përgjigjen me shpejtësi e ashpërsi.

"Ne e dimë lëvizjen e radhës të Rusisë. Rusia po hedh bazat për të aneksuar territorin ukrainas që po pushton, duke shkelur drejtpërdrejt sovranitetin e Ukrainës.  Nëse Rusia vazhdon me planet e saj të aneksimit, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me shpejtësi dhe ashpërsi në një hap me aleatët dhe partnerët tanë," nënvizon deklarata e pasuar nga mesazhi me video.

Ora 11:21
Inteligjenca britanike: Lufta në Ukrainë pritet të hyjë në fazë të re

1659777769_ok.jpg

Lufta e Rusisë në Ukrainë pritet të hyjë në fazë të re, pasi luftimet mund të përqendrohen në territor prej 350 kilometrash që përshkon qytetin e Zaporizhjas dhe atë të Hersonit, ka thënë inteligjenca ushtarake e Britanisë së Madhe të shtunën. Forcat ruse ka shumë mundësi që janë duke u mbledhur në jug të Ukrainës, në pritje të ndonjë kundër-sulmi, apo janë duke bërë përgatitje për sulm tjetër, ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes përmes një postimi në Twitter.

Konvoje të gjata të kamionëve dhe tankeve ushtarake ruse, me artileri dhe armë tjera, vazhdojnë të largohen nga rajoni Donbas i Ukrainës dhe po lëvizin drejt jugperëndimit. Grupet taktike të batalionit, që përbëhen nga 800 në deri 1.000 trupa janë angazhuar në Krime dhe ka mundësi që ato të shfrytëzohen për t’iu ofruar mbështetje trupave ruse në rajonin e Hersonit, kanë thënë autoritetet britanike. Sipas tyre, forcat e Ukrainës janë duke vënë fokusin në ura, depo municioni dhe linja hekurudhore që janë të rëndësishme për rajonet jugore, duke përfshirë linjat që lidhin Hersonin me Krimenë e pushtuar nga Rusia.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

G.MO/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 06/08/2022 16:14

    Amerika do tja qethi dhe rru*je Rusit si po ben dhe tani , i thone qello dhe njehere pa te shohesh haha

    Përgjigju
    • Ushtaraku: 06/08/2022 21:14

      Kerkon fundin e botes beno? Arsenali berthamor qe ka usa e russia nqs do kishin perballje frontale do sillte shkatrimin e krejt planetit.!

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë