Erdogan i sëmurë? Foreign Policy: Merr ilaçe kundër dhimbjes para çdo aktiviteti publik

Erdogan i sëmurë? Foreign Policy: Merr ilaçe kundër dhimbjes para çdo aktiviteti publik

Prej ditësh mediat e huaja janë duke diskutuar për shëndetin e Presidentit të Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan. Shkak e diskutimit janë bërë disa paraqitje të fundit të Erdogan në aktivitete e tij ku shfaqet i dobët fizikisht, i lodhur dhe shpesh kërkon ndihmë të personit pranë për të ngjitur edhe shkallët. Sipas “Foreign Policy”  Erdogan e ka thuajse të pamundur që të vijojë të drejtojë Turqinë deri në zgjedhjet e vitit 2023 për shkak të problemeve shëndetësore, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë nga autoritetet turke.

"Ndonjëherë, ai dukej mjaft i lodhur. Gjithashtu thuhet se ai shpesh harron, ka probleme me frymëmarrjen,  konfuzionin, të vjella.  Sipas të njëjtave tregime, presidenti ka shtuar numrin e mjekëve përreth tij, ka zvogëluar takimet me shtypin dhe po merr shumë ilaçe kundër dhimbjeve para ngjarjeve publike", thuhet në shkrimin e “Foreign Policy”  

Sigurisht, këto thashetheme vijnë nga mediat jashtë Turqisë, ose persona kundërshtarë të tij, pasi nga rrethi i brendshëm i Erdogan nuk jep asnjë informacion, madje këto lajme i cilësojnë si llafe boshe.

Erdogan, 67 vjeç, ka në pushtet për më shumë se 18 vjet, dhe kandidimi i tij për t'u rizgjedhur në zgjedhjet e 2023 në Turqi, po vihen gjithmonë në pikëpyetje nga gazetarët, aq sa ka edhe analiza se kush mund ta zërë vendin e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille