Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO

Erdogan i vendos veton Suedisë: Nuk ka mbështetje për anëtarësim në NATO

Presidenti turk Erdogan

Presidenti i Turqisë, Erdogan ka thënë ditën e sotme se Suedia nuk duhet të presë mbështetje për anëtarësim në NATO pas protestave të fundjavës në Stokholm nga një aktivist anti-islamik dhe grupe pro-kurde.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan kritikoi protestën e Rasmus Paludan për djegien e Kuranit të shtunën, duke thënë se ishte një fyerje për të gjithë, veçanërisht për myslimanët. Ai ishte veçanërisht i indinjuar ndaj autoriteteve suedeze që lejuan që demonstrata të zhvillohej jashtë ambasadës turke në Stokholm, të cilën ai e quajti një sulm ndaj 85 milionë qytetarëve turq.

“Është e qartë se ata që lejuan një poshtërsi të tillë të ndodhte përpara ambasadës sonë nuk mund të presin më asnjë bamirësi nga ne në lidhje me aplikimin e tyre për anëtarësim në NATO”, tha Erdogan në komentet e tij të para lidhur me protestat e fundjavës, duke thënë se Suedia duhet të ketë llogaritur pasojat e lejimit të demonstratës së Paludanit.

Erdogan kritikoi gjithashtu Suedinë për protestat pro-kurde, ku demonstruesit valëvitnin flamujt e grupeve të ndryshme kurde, duke përfshirë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, e cila ka zhvilluar një kryengritje prej dekadash kundër Turqisë. PKK konsiderohet një grup terrorist në Turqi, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, por simbolet e saj nuk janë të ndaluara në Suedi.

Kujtojmë se , kërkesat e Turqisë për Suedinë ka qenë një ndër më kryesoret ndalimi i këtyre grupeve, që sipas Turqisë janë quajtur grupe kriminale. Kujtojmë , që protestat dhe vepime të pamatura nga ana e Suedisë, të paktën kështu thuhet nga Turqia kanë ndodhur edhe para disa ditësh kur në një nga protestat u var një manekin kokë poshtë me fytyrën e presidentit turk.

“Ju do t'i lini organizatat terroriste të vrapojnë nëpër rrugët tuaja dhe më pas prisni mbështetjen tonë për të hyrë në NATO. Kjo nuk do ndodhë” tha Erdogan, duke iu referuar ofertave të pranimit të Suedisë dhe Finlandës për aleancën ushtarake. Ai tha se nëse Suedia nuk do të tregojë respekt për Turqinë apo myslimanët, atëherë ata nuk do të shohin asnjë mbështetje nga ne për çështjen e NATO-s”

Turqia ka penguar ofertat historike të vendeve nordike në NATO, duke thënë se ato duhet së pari të adresojnë shqetësimet e sigurisë së Turqisë.

Zyrtarët suedezë kanë theksuar se liria e shprehjes garantohet nga Kushtetuta suedeze dhe u jep njerëzve të drejta të gjera për të shprehur publikisht pikëpamjet e tyre, megjithëse nxitja e dhunës ose gjuha e urrejtjes nuk lejohet. Demonstruesit duhet të aplikojnë në polici për një leje për një tubim publik. Policia mund t'i refuzojë këto leje vetëm për arsye të jashtëzakonshme, siç janë rreziqet për sigurinë publike. Zyrtarët e lartë suedezë kanë thënë se liria e shprehjes është thelbësore për demokracinë, ndërsa kritikuan veprimet e Paludan si mosrespektuese dhe ato me të cilat ata nuk pajtohen.

Aktivisti anti-islam Paludan, i cili ka shtetësinë daneze dhe suedeze, krijoi parti të së djathtës ekstreme në të dy vendet që nuk kanë arritur të fitojnë asnjë vend në zgjedhjet kombëtare, rajonale apo komunale. Në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar në Suedi, partia e tij mori vetëm 156 vota në mbarë vendin. Djegia e Kurani shkaktoi kundërprotesta në Turqi gjatë fundjavës, ku demonstruesit dogjën fotografinë e tij dhe një flamur suedez.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 23/01/2023 19:31

    Ky diktatori otoman mendon se Suedia do i nënshtrohet ….!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja