Erdogan: Izraeli të ndalojë menjëherë sulmet në Rripin e Gazës

 

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka bërë thirrje Izraelit që të ndalojë sulmet e tij në Rripin e Gazës.

“Bombardimet izraelite në Gaza, të cilat u intensifikuan mbrëmë, kanë shënjestruar sërish gratë, fëmijët dhe civilët e pafajshëm, duke thelluar krizën humanitare”, tha Erdogan, raporton Al Jazeera.

Forcat izraelite deklaruan se në një nga netët më intensive të bombardimeve deri më tani, ka goditur 150 objektiva nëntokësore në pjesët veriore të Gazës, duke përfshirë ato që i quajti “tunele terroriste, hapësira luftarake nëntokësore dhe infrastrukturë shtesë”.

Izraeli tha gjithashtu se një komandant i lartë i Hamasit, i quajtur Asem Abu Rakaba është vrarë. Sipas Izraelit, ai kishte qenë përgjegjës për sulmet e 7 tetorit, kur u vranë 1,400 njerëz në Izrael.


Lajmi kryesor:

Netanyahu drejtuar kombit: Është lufta jonë e dytë e pavarësisë, fito ose pusho së ekzistuari! Izraeli tërheq ambasadorin në Turqi


S.S/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion