Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në fjalën drejtuar popullit të Izraelit, u shpreh se kjo është ‘lufta e dytë për pavarësi.’
"Kjo është lufta jonë e dytë e pavarësisë, ne duhet të fitojmë ose të pushojmë së ekzistuari. Ne po luftojmë, po luftojmë, ushtarët tanë janë seriozë, tani ata janë brenda Rripit të Gazës, ata i bashkohen radhëve të heronjve që i kanë shërbyer Izraelit që nga ajo kohë.”
Sakaq, Netanyahu gjatë një takimi ditën e sotme me familjet e pengjeve izraelite të marra nga Hamasi, ka shprehur përkushtimin e plotë të tij për gjetjen dhe sjelljen shëndosh e mirë në shtëpi të tyren.
"Do të vazhdojë të bëj çdo përpjekje të mundshme për t'i sjellë ata në shtëpi. Kjo përpjekje për t'i sjellë ata në shtëpi jo vetëm që vazhdon, por rritet dita-ditës. Çdo mundësi e mundshme për t'i sjellë në shtëpi do të provohet. Kjo është pjesë e objektivave të operacionit, nuk është retorikë”.-është shprehur ai.
Krahas kësaj, vetë Hamasi ka dhënë një propozim për shtetin izraelit në lidhje me pengjet. Hamas kërkon lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë në këmbim të pengjeve izraelitë, por akoma nuk ka një përgjigje zyrtare nga Izraeli për propozimin.
Ndër të tjera, Izraeli ka tërhequr trupën diplomatike në Turqi pas deklaratave të ashpra të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan gjatë nj tubimi pro-palestinez në Stamboll, ku tha se Izraeli është vend pushtues dhe po kryen krime lufte.
Ushtria izraelite thotë se ka vrarë njeriun që komandoi luftëtarët e Hamasit që arritën të hynin në Izrael më 7 tetor dhe dyshohet se ishte përgjegjës për sulmet me dronë në postet ushtarake izraelite.
Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore, në përgjigje të sulmit të grupit militant të Hamasit, në 7 tetor, numri i palestinezëve të vrarë ka shkuar në mbi 7300. Më shumë se 1400 banorë izraelitë u vranë, shumica civilë, gjatë sulmit të befasishëm të grupit militant të Hamasit më 7 tetor. 229 persona, mes tyre te huaj, u morën peng nga militantët e Hamasit dhe po mbahen në Gazë. 4 prej pengjeve janë liruar.
"Irani mbështet Hamasin, 90% e financimit vjen nga Teherani. Pa Iranin nuk ka as Hamas dhe as Hezbollah. Nuk mund të them për arsye sigurie nëse më 7 tetor ka pasur përfshirje të drejtpërdrejtë të Iranit, por Irani ka ndërtuar makinën e tij të luftës."
Kështu tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në përgjigje të një pyetjeje të gazetarëve.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në fjalën drejtuar popullit të Izraelit, u shpreh se kjo është ‘lufta e dytë për pavarësi.’
"Kjo është lufta jonë e dytë e pavarësisë, ne duhet të fitojmë ose të pushojmë së ekzistuari. Ne po luftojmë, po luftojmë, ushtarët tanë janë seriozë, tani ata janë brenda Rripit të Gazës, ata i bashkohen radhëve të heronjve që i kanë shërbyer Izraelit që nga ajo kohë.”
“Ne gjithmonë kemi thënë se nuk do të ndodhë më, ne vazhdojmë ta themi, por këtu jemi përballë një lufte të re”, tha Netanyahu, duke shtuar se “ushtarët tanë janë të gatshëm t'i japin fund kësaj të keqeje në botë dhe kjo do të shkojë në dobi e gjithë njerëzimit”.
Benjamin Netanyahu thotë se operacioni i vazhdueshëm tokësor në Gaza është faza e dytë e luftës me Hamasin, me "objektiva shumë të qarta".
Netanyahu thotë se forca shtesë tokësore izraelite kanë hyrë në atë që ai e quajti "kështjella e së keqes", duke iu referuar Gazës, për të "çmontuar" Hamasin dhe për të sjellë pengjet në shtëpi.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu siguroi familjet e pengjeve në takimin e sotëm se "do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje të mundshme për t'i sjellë ata në shtëpi".
"Kjo përpjekje për t'i sjellë ata në shtëpi jo vetëm që vazhdon, por rritet dita-ditës," tha ai, i cituar nga media, duke shtuar se "çdo mundësi e mundshme për t'i sjellë në shtëpi" do të provohet.
“Kjo – vazhdoi ai – është pjesë përbërëse e objektivave të operacionit, nuk është retorikë”.- tha Netanyahu.
"Çelësi është niveli i presionit" ndaj Hamasit: "sa më i madh presioni, aq më të mëdha janë shanset" për të rikthyer pengjet, tha më tej kryeministri izraelit.
Të paktën 300 persona janw arrestuan në New York gjatë demonstratës pro-palestineze që u zhvillua në stacionin Grand Central. Kjo është bërë e ditur nga policia e Nju Jorkut. Protestuesit, kryesisht hebrenj, pushtuan stacionin për të kërkuar një armëpushim në Gaza, trasmeton La Repubblica.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përshkallëzoi të shtunën qëndrimin ndaj Izraelit, duke e akuzuar shtetin hebre se po implikohet në krime lufte me sulmet në Gaza.
Duke folur para mijëra njerëzve duke valëvitur flamujt turq dhe palestinezë në një tubim në Stamboll, lideri turk ka përsëritur qëndrimin e publikuar më herët në rrjetet sociale të shtunën, se Hamasi nuk është organizatë terroriste.
"Ne do t'i themi botës se Izraeli është një shtet që kryen krime lufte Hamasi nuk është një organizatë terroriste".- tha Erdogan.
Lideri turk ka theksuar se "Hamasi nuk është një organizatë terroriste, por një grup çlirimtar që po lufton ndaj një pushtuesi siç është Izraeli", ndërsa shtoi e cilësoi Perëndimin si "fajtorin kryesor" për vrasjen e civilëve në Gaza. Pas ashpërsimit të bombardimeve në Gaza gjatë natës së premte, Erdogan e cilësoi sulmin çmenduri dhe kërkoi ndalimin e menjëhershëm.
Ai tha se bombardimet izraelite synuan përsëri gratë, fëmijët dhe civilët e pafajshëm dhe thelluan krizën humanitare. “Izraeli duhet të ndalojë menjëherë këtë çmenduri dhe t’i japë fund sulmeve”, ka thënë Erdogan.
Zëdhënësi i Hamasit Abu Obeida
Hamasi kërkon lirimin e të burgosurve palestinezë në këmbim të lirimit të pengjeve izraelitë.
“Çmimi që duhet paguar për numrin e madh të pengjeve iraelite në duart tona është zbrazja e burgjeve nga të gjithë të burgosurit palestinezë”, shkruan zëdhënësi i Hamasit Abu Obeida në Telegram.
Ministri i Jashtëm i Izraelit Eli Cohen
Ministri i Jashtëm i Izraelit Eli Cohen urdhëroi largimin diplomatëve izraelitë nga Turqia për shkak të deklaratave të fundit të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, i cili gjatë një tubimi pro-palestinez në Stamboll, e cilësoi Izraelin si pushtues dhe e akuzoi për krime lufte në Gaza.
Pavarësisht ndalimit të prefektit, të konfirmuar sot me vendim të Gjykatës Administrative, në qendër të Parisit po zhvillohet një demonstratë pro-palestineze, me pjesëmarrjen e mijëra personave.
Tubimi po mbahet në Chatelet, në qendër të kryeqytetit, por demonstruesit nuk mundën të marshonin, siç ishte planifikuar në drejtim të Place de la Republique, pasi një kordon i madh policësh i bllokoi.
Mes parullave nga demonstruesit, "Gaza, Gaza, Parisi është me ju" dhe "Izraelitët vrasës, Macron është bashkëpunëtor", ata vijuan protestën e tyre pro-palestineze në qendër të Parisit.
Ndërsa ankimi kundër ndalimit të prefektit, i paraqitur dje nga kolektivi "Urgjenca Palestinë", u rrëzua në orët e para të pasdites së sotme nga gjykata administrative e Parisit.
Prefekti, Laurent Nunez, tha se ai mori vendimin për të ndaluar protestat pasi organizatat që krijuan demonstratën janë organizata të cilat, për shkak të deklaratave të bëra, mund të sugjeronin mbështetje për sulmet e Hamasit.
Në dispozitën e urdhrit të ndalimit, prefekti nënvizon se ekziston rreziku i provuar që në fjalimete protestuesve të cënohet dinjitetit njerëzor dhe rendin publik.
Një çift izraelit së fundmi është martuar, pasi anuluan dasmën e tyre për shkak të sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit. Dhëndri Rom Lev Sade, 35 vjeç dhe nusja Tal Koresh, 32 vjeç, u martuan të premten pranë kufirit me Libanin.
Ishte hera e dytë që çifti duhej të riplanifikonte dasmën, e cila do të mbahej javën e kaluar. Dasma e Rom Lev Sade dhe Tal Koresh, u shty kur dhëndri u thirr në ushtri për shkak të sulmit terrorist të Hamasit, raporton The Telegraph.
Ceremonia u zhvillua në një zonë grumbullimi ushtarak. Përpara se të dërgohej në ushtri, Rom Lev Sade dhe Tal Koresh jetonin në Tel Aviv, ku ai ishte një drejtues marketingu dhe ajo punonte në një ëmbëltore.
Në dasëm u shfaq një tank si një makinë dasme jo e zakontë, ndërsa festimi u zhvillua në një zonë kuvendimi të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.
Ministria e Jashtme egjiptiane ka paralajmëruar për “pasojat humanitare dhe të sigurisë të sulmit tokësor izraelit” në Gaza.
“Ne e konsiderojmë qeverinë izraelite përgjegjëse për shkeljen e rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për një armëpushim të menjëhershëm dhe zbatimin e një armëpushimi humanitar”, thuhej në një deklaratë, duke iu referuar votimit të djeshëm në Nju Jork, raporton Al Jazeera.
Ministria përsëriti gjithashtu thirrjen e saj për Izraelin që “të lehtësojë procedurat për akses të sigurt, të plotë dhe të qëndrueshëm” për ndihmën në Gaza.
Që nga fillimi i luftës, më pak se 100 kamionë që transportonin ushqime dhe ilaçe, por jo karburant shumë të nevojshëm, janë lejuar të hyjnë në enklavën e rrethuar përmes kalimit Rafah me Egjiptin.
Hamasi ka deklaruar se është në kërkim të tetë personave që ka marrë peng në Gaza dhe është gati t’i lirojë ata pas kërkesave ruse që kanë urdhëruar lirimin e tyre.
Abu Marzouk, një zyrtar i Hamasit, i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA se ministria e jashtme kishte dorëzuar një listë me tetë emra, të cilët të gjithë kishin dy shtetësi, raporton Sky News.
“Ne jemi shumë të vëmendshëm ndaj kësaj liste dhe do ta trajtojmë me kujdes sepse e shikojmë Rusinë si mikun tonë më të ngushtë. Tani po i kërkojmë ata njerëz. Është e vështirë, por po kërkojmë. Dhe sapo t’i gjejmë do t’i lirojmë. Pavarësisht vështirësive për shkak të situatës aktuale”, tha Marzouk.
Marzouk ka vizituar Moskën ditët e fundit. Rusia mbrojti vendimin e saj për të ftuar një delegacion të Hamasit në vend përballë kritikave të forta izraelite dje, duke thënë se ishte e nevojshme të ruheshin kontakte me të gjitha palët në konflikt.
Dronët luftarakë kanë rënë në dy qytete egjiptiane ditën e djeshme, ka konfirmuar presidenti egjiptian, Abdel Fattah el Sisi. Ai u bëri thirrje të gjitha kombeve të respektojnë sovranitetin dhe pozicionin e Egjiptit në rajon.
Presidenti tha se Egjipti do të vazhdojë të luajë një rol pozitiv në konfliktin Izrael-Hamas dhe nuk dëshiron që ai të zgjerohet rajonalisht.
Zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane, koloneli Gharib Abdel-Hafez në një deklaratë konfirmoi se mbi një ndërtesë në qytetin Taba ka rënë një dron i paidentifikuar, raporton SkyNews.
"Në incidentin u plagosën 6 persona, të cilët pas ndërhyrjes së parë janë liruar nga spitali. Ngjarja po hetohet nga një ekip ekspertësh të përbërë nga autoritete përkatëse", tha Abdel-Hafez.
Sipas lajmit të televizionit Al-Kairo i cili transmeton në Egjipt, një raketë ka rënë në qytetin Nuweiba që ndodhet në brigjet e Gjirit Akaba në juglindje të Gadishullit Sinai. Ministria e Jashtme e Izraelit pretendoi se ato ishin nisur nga lëvizja Houthi në Jemen dhe se ato kishin për qëllim të dëmtonin Izraelin.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Daniel Hagari tha sot se ushtria po punon për të eliminuar Hamasin, po ashtu edhe për rikthimin e pengjeve të mbajtura në Rripin e Gazës.
“Ne po veprojmë sipas objektivave që janë vendosur: shpërbërja e Hamasit, sigurimi i kufijve dhe një përpjekje kombëtare për kthimin e pengjeve. Sjellja e pengjeve në shtëpi është një përpjekje kombëtare me rëndësi të madhe dhe të gjitha aktivitetet tona, operacionale, inteligjente, synojnë realizimin e këtij objektivi”, tha Hagari.
Autoritetet libaneze bën thirrje për evakuimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Bejrutit dhe objekteve përreth tij në rast emergjence, pasi tensionet në kufirin e Libanit me Izraelin po përshkallëzohen.
Direktiva për Aeroportin Ndërkombëtar të Bejrutit Rafik Hariri, i vendosur në skajin jugor të kryeqytetit, nuk përmend ndonjë përshkallëzim të menjëhershëm në kufi, raporton Sky News.
Mesazhi vjen pasi ushtria izraelite shtoi sulmet ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës gjatë natës. Në vitin 2006, pistat e aeroportit u goditën nga sulmet ajrore izraelite në hakmarrje për kapjen e dy ushtarëve izraelitë nga Hezbollahu.
Familjet e pengjeve që mbahen nga Hamas në Gaza kanë treguar se kanë kaluar një natë në ankth të madh, teksa Izraeli ka intensifikuar bombardimet e tij në Rripin e Gazës.
Në një deklaratë të lëshuar këtë mëngjes, familjet i bëjnë thirrje ministrit izraelit të mbrojtjes dhe anëtarëve të kabinetit të luftës që të takohen menjëherë me ta.
"Kjo natë ishte më e tmerrshmja nga të gjitha netët. Ishte një natë e gjatë dhe pa gjumë, në sfondin e operacionit të madh të IDF në Rripin e Gazës dhe pasigurisë absolute në lidhje me fatin e pengjeve të mbajtura atje, të cilët gjithashtu iu nënshtruan masave të rënda. bomba”, thuhet në deklaratë, raporton BBC.
Në deklaratë shtohet se operacioni tokësor rrezikon mirëqenien e 229 pengjeve në Gaza.
"Familjet janë të shqetësuara për fatin e më të dashurve të tyre dhe presin një shpjegim. Çdo minutë ndihet si një përjetësi. Ne kërkojmë që ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant dhe anëtarët e kabinetit të luftës - të takohen me ne këtë mëngjes!", shkruhet më tej në deklaratë.
Mëngjesin e sotën, zëdhënësi i IDF tha se kthimi i pengjeve në shtëpi ishte një përpjekje supreme kombëtare.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite deklaroi se forcat e vendit janë ende të pranishme në Gaza dhe lufta po vazhdon.
Daniel Hagari u shpreh se ushtria po “përparonte nëpër fazat” e luftës. Zëdhënësi shtoi se forcat e ushtrisë hynë në zonat e Gazës veriore dhe zgjeruan fushën e operacioneve të tyre, raporton Al Jazeera.
“Trupat janë ende në territor dhe po vazhdojnë luftën”, tha ai, duke shtuar se deri më tani nuk ka pasur viktima.
Në videon e publikuara nga South First Responders, që daton nga fillimi i sulmit të Hamasit më 7 tetor në Izrael, një baba shihet duke u larguar me makinë për të shpëtuar vajzën e tij, por përfundon në një pritë nga Hamasi në Kfar Aza.
Në video, burri dëgjohet duke folur në telefon me vajzën e tij. Në sekondat e para të audios, duket qartë se vajza e tij është lënduar.
Me zë të dobët dhe të ngjirur vajza thotë: “Babi më kanë pushkatuar, hajde”.
Babai e pyet nëse milicët e Hamasit janë ende atje, por vajza e tij, në vështirësi, i përgjigjet duke i thënë: "Jo".
Babai vendos ta shpëtojë vajzën gjithsesi, kalon para dy liderëve të Hamasit, të cilët ndoshta janë nga terroristët që qëlluan vajzën e tij dhe më pas ndalon makinën, raporton La Repubblica.
Ai dallon një person në anën e djathtë të rrugës, duke e ngatërruar fillimisht me një ushtar të IDF-së dhe i thotë:
“Ata qëlluan vajzën time!".
Fatkeqësisht, nuk ai nuk ishte një ushtar izraelit, por një ushtar i Hamasit që hap zjarr ndaj automjetit të tij. Pavarësisht kësaj, ai ka vazhduar duke ecur me makinë për të shpëtuar vajzën e tij, duke bërtitur se makina e tij është goditur nga plumbat.
Për momentin, South First Responders nuk kanë lëshuar ndonjë informacion të mëtejshëm, kështu që nuk bëhet me dije nëse babai dhe vajza i mbijetuan sulmit.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi sot se 7326 persona janë vrarë në territorin palestinez që nga shpërthimi i luftës me Izraelin më 7 tetor.
Në mesin e viktimave 3,038 janë fëmijë, sipas një deklarate nga ministria.
Presidenti i SHBA-së Biden shprehu këtë javë dyshime për numrin e palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite.
Së fundmi, janë publikuar imazhet e para që tregojnë shkallën e shkatërrimit në Gazën veriore.
Fotoja e parë është nga qyteti izraelit Sderot, i cili është afër Gazës, dhe tregon pjesën verilindore të Rripit të Gazës. E dyta tregon një foto të Gazës veriore të marrë nga një vend i pazbuluar në Izrael, raporton BBC.
Izraeli thotë se goditi 150 objektiva të Hamasit gjatë bombardimeve të intensifikuara gjatë natës dhe gazetari i BBC e përshkroi bombardimin në veri të Rripit të Gazës si një bombardim "i një shkalle që nuk e kemi parë kurrë më parë".
Kreu i Operacioneve të Forcave Ajrore të Izraelit, Gilad Keinan, tha se rreth 100 avionë luftarakë kanë bombarduar Gazën gjatë natës.
“Rreth 100 avionë luftarakë u përdorën në bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës gjatë natës që shkatërruan qindra objektiva të Hamasit", tha Keinan, raporton BBC.
Forcat izraelite cituan Keinan të thoshte se “qëllimi i forcave ajrore është i qartë të shkatërrojë gjithçka që preket nga dora e Hamasit.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka bërë thirrje Izraelit që të ndalojë sulmet e tij në Rripin e Gazës.
“Bombardimet izraelite në Gaza, të cilat u intensifikuan mbrëmë, kanë shënjestruar sërish gratë, fëmijët dhe civilët e pafajshëm, duke thelluar krizën humanitare”, tha Erdogan, raporton Al Jazeera.
Forcat izraelite deklaruan se në një nga netët më intensive të bombardimeve deri më tani, ka goditur 150 objektiva nëntokësore në pjesët veriore të Gazës, duke përfshirë ato që i quajti “tunele terroriste, hapësira luftarake nëntokësore dhe infrastrukturë shtesë”.
Izraeli tha gjithashtu se një komandant i lartë i Hamasit, i quajtur Asem Abu Rakaba është vrarë. Sipas Izraelit, ai kishte qenë përgjegjës për sulmet e 7 tetorit, kur u vranë 1,400 njerëz në Izrael.
Presidenti amerikan, Joe Biden u takua të premten me kryediplomatin kinez, Wang Yi, një zhvillim që besohet se i paraprin një takimi të mundshëm me Presidentin kinez Xi Jinping, muajin e ardhshëm.
Ky zhvillim vjen pas një sërë bisedimesh të nivelit të lartë mes dy vendeve, në përpjekje për gjetjen e mundësive për normalizimin e marrëdhënieve të tensionuara të tyre, e mes agresionit rus në Ukrainë e tensionesh në Lindjen e Mesme.
Shtëpia e Bardhë tha se zoti Biden “nënvizoi se Shtetet e Bashkuara dhe Kina duhet të mbajnë të hapura linjat e komunikimit” dhe se dy vendet “duhet të bashkëpunojnë në zgjidhjen e sfidave globale”.
Wang, po qëndron në Uashington në një vizitë tre ditore, ku ka patur takime me zyrtarë të lartë amerikanë. Këtë të premte, ai u takua, për herë të dytë brenda 24 orëve, me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Të enjten, pas takimi të parë mes tyre, Departamenti i Shtetit tha se zyrtarët biseduan mbi “çështje që ndajnë dy vendet” dhe mbi “mundësitë e bashkëpunimit”, ndërsa Blinken “konfirmoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbrojnë interesat dhe vlerat e aleatëve dhe partnerëve të Shteteve të Bashkuara”, raporton Associated Press.
Shtetet e Bashkuara janë zhgënjyer nga Kina për shkak të mbështetjes ndaj Rusisë në agresionin kundër Ukainës dhe heshtjes relative mbi luftën mes Izraelit dhe grupit militant të Hamasit.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller tha se Kina duhet të përdorë fuqinë e saj ndikuese për të bërë thirrje për qetësi në Lindjen e Mesme.
“Ne e dimë se Kina ka marrëdhënie me një sërë vendesh në rajon dhe do ta nxisnim që të përdorte këto marrëdhënie, këto linja komunikimi, për të nxitur stabilitet dhe qetësi”, tha Miller.
Zyrtarët amerikanë besojnë se Kina ka kontakte të konsiderueshme me Iranin, i cili është një mbështetës i fortë i grupit militant të Hamasit.
Më shumë se 300 aktivistë që kërkonin një armëpushim në Gaza u arrestuan në një demonstratë në SHBA. Si pasojë e protestave, një nga stacionet më të mëdha të trenave u mbyll për dy orë.
Demonstrata u organizua nga grupi Jewish Voice for Peace, i cili njoftoi se po planifikonte një protestë, raporton New York Times.
Protestuesit mbushën stacionin e trenit, duke brohoritur, "Armëpushimi tani" dhe "Le të jetojë Gaza". Shumica kishin veshur këmisha të zeza që shkruanin "jo në emrin tonë". Një oficer policie vlerësoi se kishte rreth 1000 protestues. Steve Auerbach, një pediatër në qytet, tha se ishte i shqetësuar për fëmijët e kapur në mes të konfliktit.
"Kjo duhet të ndalet. Thirrja për një armëpushim duhet të konsiderohet një pozicion i zakonshëm dhe normativ", tha ai.
Pankartat që deklaronin "Palestinezët duhet të jenë të lirë" dhe "Izraelitët kërkojnë armëpushim tani" u shpalosën mbi banderolat e shkallëve në terminal.
"Unë nuk besoj në këtë luftë", tha Rosalind Petchesky, 81 vjeç, një anëtare e Zërit Çifut për Paqe e cila u arrestua më vonë.
Sumaya Awad tha se ajo dëshironte që qeveria amerikane "të ndiqte udhëzimet dhe dëshirat e shumicës së amerikanëve".
"Ne jemi këtu duke u angazhuar në mosbindje civile për ta bërë të qartë se ne duam që bombat të ndalojnë së rëni", tha ajo.
Protesta ndërpreu udhëtimin e mbrëmjes për mijëra njerëz që përpiqeshin të kthenin trenat në shtëpi të premten në mbrëmje. Udhëtarët kaluan pranë, disa ndaluan, të tjerë dukeshin të hutuar. Nuk u raportua për vonesa në tren për shkak të protestës. Policia u përpoq pa sukses të bllokonte hyrjet në Grand Central, më pas qëndroi në këmbë dhe shikoi ndërsa demonstruesit morën grumbullin kryesor.
Nga ora 19:00, me qindra protestues ende në stacion, policia u tha njerëzve të largoheshin dhe filloi të arrestonte dhjetëra. Menjëherë pas kësaj, MTA njoftoi se nuk do të lejonte askënd të hynte në terminal dhe caktoi dy hyrje si vetëm për dalje.
Një organizator vlerësoi se 300 persona u arrestuan, por policia tha se nuk do të publikonte një numër përfundimtar deri pas mesnate. Ndërsa demonstrata në turmën kryesore u mbyll zyrtarisht, oficerët e policisë përdorën një ashensor për të arritur te dy protestues që qëndronin në një parvaz mbi kabinat e biletave, përpara tabelës së nisjeve. Ata mbanin një tabelë që thoshte, me të gjitha shkronjat e mëdha, "Kurrë më për askënd".
VIDEO: Pro-Palestine Protesters in Grand Central Station, New York City.
— Real News Now (@RealNewsApp) October 28, 2023
pic.twitter.com/gKn3w39EFD
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin theksoi rëndësinë e mbrojtjes së civilëve gjatë operacioneve izraelite në Gaza në një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit Yoav Gallad.
Në të njëjtën kohë, Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Liban që të largohen menjëherë nga vendi, ndërsa fluturimet komerciale janë ende të disponueshme, pasi shkëmbimi i zjarrit me Izraelin intensifikohet.
Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden theksoi në një letër drejtuar kryetarit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, se administrata e tij është gati të ndërmarrë veprime të mëtejshme, pas sulmeve nga organizatat lidhur me Iranin kundër trupave amerikane të vendosura në Irak dhe Siri, raporton media australiane.
Letra del në dritë pasi Pentagoni njoftoi se avionët luftarakë amerikanë kishin goditur dy objekte të përdorura nga Garda Revolucionare , një organ elitar i ushtrisë iraniane dhe organizata të lidhura me to në Sirinë lindore. Madje kujtohet se dje presidenti amerikan u takua me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi , duke i bërë thirrje Kinës që të punojë së bashku me Shtetet e Bashkuara për t'iu përgjigjur së bashku sfidave globale.
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me shumicë dërrmuese ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.
Rezoluta, e paraqitur nga Jordania në emër të grupit arab, dënon gjithashtu të gjitha aktet e dhunës kundër civilëve palestinezë dhe izraelitë, duke përfshirë të gjitha “sulmet terroriste dhe pa dallim”.
Në rezolutë bëhet thirrje për ndihmë të papenguar dhe mbrojtje të civilëve, teksa ishin 120 vota pro, 14 kundër dhe 45 abstenime, raporton BBC
Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht detyruese, por ato kanë peshë morale për shkak të universalitetit të anëtarësimit të saj.
Kujtojmë se në këto momente në Gaza, Izraeli ka intensifikuar sulmet tokësore, teksa bëhet e ditur se qytetarët atje kanë mbetur pa asnjë lloj komunikimi me botën tjetër.
Rezoluta u miratua me 120 vota pro, ndërsa 45 abstenuan dhe 14 votuan kundër, përfshirë Izraelin dhe SHBA-në, votuan kundër. Sllovenia, Bosnje & Hercegovina dhe Mali i Zi votuan pro rezolutës, Kroacia ishte kundër, ndërsa Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bullgaria dhe Greqia abstenuan. Rezoluta nuk përmend emrin e Hamasit, i cili mban peng rreth 220 civilë që u kapën gjatë sulmeve shkatërruese të 7 tetorit.
Rreth 150 objektiva nëntokësore, duke përfshirë edhe tunele, u goditën nga forcat ajrore izraelite mbrëmë në veri të Rripit të Gazës.
Sipas raportimit të një zëdhënësi ushtarak disa terroristë janë vrarë. Izraeli deklaroi gjithashtu se një komandant i lartë i Hamasit, i quajtur Asem Abu Rakaba, është vrarë, raporton BBC.
Izraeli deklaroi se ai kishte qenë drejtpërdrejt përgjegjës për aftësitë ajrore të Hamasit, duke përfshirë dronët dhe paragliderët e përdorur në sulmet e 7 tetorit, kur u vranë 1,400 njerëz në Izrael.
Shkatërrimi në terren është pothuajse apokaliptik në disa zona dhe numri i të vdekurve, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi është rritur në mbi 7 mijë, ku gjysma prej tyre thuhet se janë fëmijë.
Izraeli ka marrë shumë kritika për intensitetin në rritje të fushatës ajrore, veçanërisht nga familjet e 229 pengjeve që ende mbahen nga Hamasi në Gaza, por qeveria izraelite ka deklaruar se nuk është penduar për këtë gjë.
Fjala "armëpushim" as që po merret parasysh, thonë zyrtarë qeveritarë dhe Izraeli nuk do të ndalë luftën derisa të arrihet qëllimi i tij për të mposhtur plotësisht Hamasin.
Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se Amerika “është e gatshme të ndërmarrë veprime të mëtejshme” pas sulmeve të grupeve të lidhura me Iranin kundër forcave amerikane në Irak dhe Siri.
Biden e dha deklaratën e tij përmes një letre drejtuar kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, raporton Sky News.
Komentet e presidentit amerikan në letër erdhën pasi avionët luftarakë amerikanë kryen sulme ajrore në Sirinë lindore të premten.
Shtetet e Bashkuara goditën dy objekte në Sirinë lindore, duke pretenduar se ato janë përdorur nga forcat iraniane dhe grupet e lidhura me to.
Ushtria izraelite publikoi videon e bombardimit të shtëpisë së kokës së sulmit ajror të 7 tetorit në Izrael. Video u publikua në faqen e tyre në rrjetin social X, dikur twitter
Ushtria izraelite thotë se ka vrarë njeriun që komandoi luftëtarët e Hamasit që arritën të hynin në Izrael më 7 tetor dhe dyshohet se ishte përgjegjës për sulmet me dronë në postet ushtarake izraelite.
Abu Rakaba ishte përgjegjës për dronët, deltaplanë, zbulimin ajror dhe mbrojtjen e Hamasit. Ai mori pjesë në planifikimin e masakrës së 7 tetorit dhe komandonte terroristët që u infiltruan në Izrael me deltaplanë dhe ishte përgjegjës për sulmet me dronë në pozicionet ushtarake izraelite”.
Te lumtë per shkrimin I ke rene pikës cifutet po bene genocid
PërgjigjuCifutet po bejne genocid dhe bota perendimore po e mbeshtet ne kete masaker te peshtire gjithashtu mediat po behen njesh me ata ndyresira duke mos reaguar por kete masajer e trajtojne si mbrojtje legjitime , sa turp
Përgjigju