Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka vendosur që për disa minuta të ndërrojë minuta mjetin e tij të transportit. Duke promovuar në këtë mënyrë edhe përdorimin e mjeteve të transportit elektrike.

Erdogan së bashku me ekipin e tij hipën në një autobus me energji elektrike.

Në një video të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Erdogani shihet duke lëvizur në një autobus pa shofer, për të cilin tha se është zhvilluar nga inxhinierët turq.

Autobusi bën xhiro në oborrin e pallatit presidencial, ndërsa më pas presidenti turk zbret dhe jep një deklaratë para gazetarëve.