Erdogan më 14 maj në Tiranë
gati marrëveshjet ekonomike

Erdogan më 14 maj në Tiranë<br />gati marrëveshjet ekonomike
TIRANË- Pas dy vizitave të kryeministrit Edi Rama në Turqi, pritet që në 14 maj në Shqipëri të mbërrijë për vizitë zyrtare kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Burime zyrtare kanë konfirmuar qëndrimin njëditor në Tiranë të kreut të qeverisë turke, që pritet të ketë një axhendë mjaft të ngjeshur takimesh. Erdogan do takohet me Presidentin Bujar Nishani, kreun e Kuvendit Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama e me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Mësohet se ai do të përshëndesë dhe në Parlametin e Shqipërisë.

Pritet të firmosen një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi në fusha si mbrojtja, arsimi, shëndetësia e bujqësia, ndërsa po diskutohet edhe për mundësinë e marrjes prej Turqisë së një kredie të butë, e cila arrin në miliona dollarë. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, që nga marrja e detyrës e ka cilësuar Turqinë si një partner strategjik për vendin tonë. Kjo vizitë e vjen pas dy takimeve të zhvilluara me Kryeministrin Rama në Stamboll, i pari në muajin maj 2013 dhe i dyti me 3 gusht 2013, ku Rama tha se “Takimi me Kryeministrin Erdogan ishte vazhdimi i një bisede të filluar për të vendosur së bashku piketat e një bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë, që do të jetë një bashkëpunim me një intensitet të panjohur më parë".

Kryeministri turk pritet të mbërrijë në Tiranë i shoqëruar nga ministrat më të rëndësishëm të kabinetit tij. S’dihet ende nëse do të zhvillohet një mbledhje e përbashkët mes dy qeverive, për ta çuar më përpara atë që Kryeministri Edi Rama e ka quajtur si ngritjen në nivele të panjohura më parë të marrëdhënieve me Turqinë. Gjatë takimit Rama-Erdogan pritet të diskutohet edhe mundësia e marrjes prej Turqisë së një kredie të butë, që arrin në miliona dollarë. Rama ka theksuar rëndësinë që marrin marrëdhëniet me Italinë, Greqinë dhe Turqinë, si partnerë strategjik të Shqipërisë. 

Shkrimi u publikua sot, 7 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike

Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike