Erdogan merr presidencën turke,
të ftuar Nishani dhe Jahjaga

Erdogan merr presidencën turke,<br />të ftuar Nishani dhe Jahjaga
Presidenti Bujar Nishani do të jetë i pranishëm, më datë 28 Gusht, në ceremoninë e presidencës  turke, ku në krye do të jetë Recep Tayyip Erdogan. Në Ankara mes 51 liderve nga e gjithë bota do jetë e pranishme dhe kreu i shtetit si dhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Ceremonia  që do të kryhet më 28 Gusht përkon dhe me konferencën në Berlin mbi Ballkanin e organizuar nga Angela Merkel. Ndërsa në Berlin, Shqipëria do të përfaqësohet nga Kryeministri Rama, Nishanit i takon roli ceremonial në Ankara përkrah me liderët e 51 vendeve dhe zyrtarëve të ndryshëm nga tetë organizata ndërkombëtare.

Me rastin e ceremonisë mësohet se SHBA dhe Kina do të dërgojnë delegacionet e tyre me zyrtarë ndërsa Rusia, Gjermania dhe Holanda do të përfaqësohen me ministrat e tyre të jashtëm. Nuk është bërë ende e ditur arsyeja, por Egjipti dhe Izraeli nuk janë të ftuar të marrin pjesë në ceremoni.
 
Gjithashtu Bashar al-Assad nuk është i ftuar, pasi Turqia nuk e njeh atë si liderin legjitim të Sirisë dhe në të tij ftesa i ka shkuar Hadi al-Bahra, president i Koalicionit Kombëtar të Revolucionit Sirian dhe disa forcave të tjera opozitare siriane. Erdogan në postin e presidentit të Turqisë do të zëvendësojë presidentin në largim Abdullah Guel ndërsa kreu i ekzekutivit pritet të zgjidhet Ahmet Davutoglu.
 


Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë