Erdogan, në Tiranë më 14 maj,
pritet nënshkrimi i një kredie mln $
Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë më 14 maj, një vizitë njëditore në Tiranë, me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë, me një fokus të veçantë ekonomik.
TIRANE - Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë më 14 maj, një vizitë njëditore në Tiranë, me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë, me një fokus të veçantë ekonomik. Lajmi bëhet i ditur nga Top Channel.
Mësohet se dy kabinetet, ai i Kryeministrit Rama dhe homologut turk Erdogan janë duke i dhënë dorën e fundit detajeve të kësaj vizite. Pjesë e axhendës së takimeve të Erdogan në Tiranë është edhe mbajtja e një fjale në Parlamentin shqiptar.
Kjo vizitë e kreut të ekzekutivit turk në Tiranë, vjen pas dy takimeve të zhvilluara me Kryeministrin Rama në Stamboll,i pari në muajin maj 2013 dhe i dyti me 3 gusht 2013, ku Rama deklaroi se “Takimi me Kryeministrin Erdogan ishte vazhdimi i një bisede të filluar për të vendosur së bashku piketat e një bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë, që do të jetë një bashkëpunim me një intensitet të panjohur më parë".
Kryeministri turk pritet të mbërrijë në Tiranë i shoqëruar nga ministrat më të rëndësishëm të kabinetit tij.
Nuk dihet ende nëse do të zhvillohet një mbledhje e përbashkët mes dy qeverive, për ta çuar më përpara atë që Kryeministri Edi Rama e ka quajtur si ngritjen në nivele të panjohura më parë të marrëdhënieve me Turqinë.
Sipas Top Channel gjatë takimit Rama-Erdogan pritet të diskutohet edhe mundësia e marrjes prej Turqisë së një kredie të butë, e cila arrin në miliona dollarë.Pas ardhjes në pushtet Edi Rama ka theksuar rëndësinë që marrin marrëdhëniet me Italinë, Greqinë dhe Turqinë, si partnerë strategjik të Shqipërisë.
"Marrë nga Top Channel"
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 2810
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Britania miraton me shumicë votash ligjin për eutanazinë
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, dëme të shumta materiale! Forcat zjarrfikëse në vendin e ngjarjes (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18
-
E pamundura! Si i bëri bashkë shqiptarët Ismail Qemali? Esencë-Report Tv
29 Nëntor, 21:05
-
Kosovë/ Shpërthim i fuqishëm në Zubin Potok
29 Nëntor, 20:56