Erdogan në Shqipëri, 7 marrëveshjet e bashkëpunimit që priten të firmosen të hënën

Erdogan në Shqipëri, 7 marrëveshjet e bashkëpunimit që priten të firmosen të hënën

Presidenti turk,  Recep Tayyip Erdogan do të vijë në Shqipëri më 17 janari, për të parë nga afër frytet e ndihmës së shtetit turk për rindërtimin. Erdogan do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa pritet të miratohen edhe 7 marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke, ku përfshihen bashkëpunimi mes Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Arkivit, në fushën e zbatimit të ligjit, dhe rinisë dhe sporteve.

Marëveshjet që pritet të miratohen

1- Një  marrëveshje bashkëpunimi do të jetë ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

2- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

3- Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

4- Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinis dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

5- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

6- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletit dhe Folklorit shqiptar.

7 -Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

Më herë është zbardhur edhe axhenda e Erdogan ku do të mbërrijë në Tiranë në datë 17 janar rreth orës 09:00 dhe do të pritet nga kryeministri Edi Rama në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’.

Pas pritjes në aeroport, presidenti Turk do të niset drejt Laçit për të inauguruar 524 apartamente të financuara nga qeveria turke pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Rreth orës 14:00 do të mbërrijë në Tiranë, ku do të ketë një konferencë për shtyp me kryeministrin Rama.

Fundi i axhendës së vizitës së Erdogan është mbajta e fjalës përshëndetëse në Kuvendi, në orën 17 00, teksa parashikohet që rreth orës 18:30 të niset për në Turqi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arnauti: 16/01/2022 00:01

    Duhen çliruar Pronat e Stërgjyshërve tanë Që jetuan e punuan në Stamboll e Turqi...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë