Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën,16 Shtator 2023, se Ankaraja mund të "ndajë rrugët" me Bashkimin Evropian nëse është e nevojshme.
Ai e bëri të ditur gjatë një konference përballë gazetarëve në pyetjen e bërë për përmbajtjen e një raporti të Parlamentit Evropian për Turqinë.
Në raportin e miratuar në fillim të kësaj jave, shkruhej se procesi i pranimit të Turqisë me bllokun 27-anëtarësh nuk mund të rifillojë në rrethanat aktuale dhe bëri thirrje që BE të eksplorojë "një kornizë paralele dhe realiste" për lidhjet e saj me Ankaranë, raporton Reuters.
Turqia ka qenë një kandidat zyrtar për t'u bashkuar me BE për 24 vite, por bisedimet e pranimit kanë ngecur vitet e fundit për shqetësimet e bllokut për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe respektimin e shtetit të së drejtës.
"BE po përpiqet të shkëputet nga Turqia. Ne do të bëjmë vlerësimet tona ndaj këtyre zhvillimeve dhe nëse është e nevojshme, mund të ndahemi me BE-në”, u tha Erdogan gazetarëve përpara një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara.
Ministria e Jashtme e Turqisë tha në fillim të kësaj jave se raporti i Parlamentit Evropian përmban pretendime dhe paragjykime të pabaza dhe mori një qasje "të cekët dhe jovizionare" ndaj lidhjeve të vendit me BE-në.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i gjen shqiptarët 111- vjetori i shpalljes së pavarësisë?
-
Të bashkuar
40.6%
-
Të ndarë
49%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 1445
Lajme të tjera
-
Çështja ‘Beleri’/ Gjermania ‘rrëzon’ Greqinë: Qëndrimi i Athinës, i papranueshëm! Të mos pengohet rruga e Shqipërisë drejt BE
27 Nëntor, 16:39
-
Stoltenberg thirrje Turqisë të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO: Ka ardhur koha! Stockholm i mbajti premtimet
27 Nëntor, 15:25
-
Zgjim i hidhur për BE-Trendi i populizmit në rritje
27 Nëntor, 09:43
-
Vuçiç: Serbia nuk do të pranojë njohjen e Kosovës pavarësisht presionit ndërkombëtar
26 Nëntor, 14:46
-
BE forcon kontrollet kufitare për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve
25 Nëntor, 17:50
-
VIDEO/ Gol dhe asist, Sokol Cikalleshi futet nga stoli dhe i jep fitoren Konyasporit
25 Nëntor, 16:13
-
Kurti: I takon BE-së ta publikojë draft-statutin e Asociacionit
24 Nëntor, 14:57
-
Tensionet në Ballkan, raporti i KiE: Dështimi në përballjen me të kaluarën rrezikon paqen në rajon! Ka prirje drejt mohimit të krimeve të luftës
23 Nëntor, 18:00
-
Anëtarësimi i Suedisë në NATO, parlamenti turk shtyn sërish votimin
23 Nëntor, 13:07
-
Turqia në bisedime me Britaninë për blerjen e avionëve luftarakë Eurofighter
23 Nëntor, 12:59
-
VIDEO/ Veprim simbolik! Erdogan u jep lira turke fëmijëve në Gjermani, reagojnë fëmijët: Ka ardhur gjyshi Tayip
23 Nëntor, 11:20
-
PE-ja propozon ndryshimin e traktatit të BE-së dhe heqjen e vetos në vendimmarrje
23 Nëntor, 08:00