Erdogan: Nuk i japim rëndësi gjuhës kërcënuese të SHBA-së

Erdogan: Nuk i japim rëndësi gjuhës kërcënuese të SHBA-së

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Nga gjuha kërcënuese e Shteteve të Bashkuara nuk do të përfitojë askush, tha të mërkurën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një deklaratë për shtyp. Dy vendet, aleate të NATO-s, janë në mosmarrëveshje për rastin e një pastori amerikan, të burgosur në Turqi nën akuzat për terrorizëm.

Pastori i krishterë, Andrew Brunson, i cili ka jetuar në Turqi për më shumë se dy dekada, akuzohet se ka ndihmuar një grup të udhëhequr nga kleriku mysliman, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për përpjekjen për grushtshtet në Turqi, në vitin 2016.
Ai është arrestuar qysh në tetor të atij viti.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe zëvendësi i tij, Mike Pence, e kanë kërcënuar Turqinë me sanksione të fuqishme nëse pastori nuk lirohet. Duke folur për gazetarët në Ankara, Erdogan tha se Turqia nuk do të bëjë kompromise sa i përket pavarësisë së gjyqësorit./REL

Nuk do t'i japim rëndësi gjuhës kërcënuese.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TA RRAS LALA: 01/08/2018 21:30

    O rrdogan mis e kruaj bythën me Amerikën se Amerika është Shteti më demokrat në bot kurse ti je një diktator karagjoz. Liroje prifgin edhde po të jet gylenist çfar të duhdt ty ti ja fykton dot se ske lën njeri pa fut në burg o trabuzhan kastravecash .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen