/ATSH-AA/ - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka cilësuar "procesin e zgjidhjes", që u inicua nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Party) për t'i dhënë  fund konfliktit kurd, si "proces i unitetit dhe vëllazërisë kombëtare", njoftoi agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency.
Në një takim me drejtuesit e qeverisjes lokale në pallatin presidencial në Ankara, Erdogan tha se "ky term nuk është term i diskutueshëm apo debatues. Mund të them se është një term që do të ketë rezultate. Tash e tutje ai është "procesi i unitetit dhe vëllazërisë kombëtare".
"Operacionet kundër PKK-së në Turqi dhe jashtë vendit janë duke u zhvilluar në mënyrë të vendosur. Nuk do të ketë pushim, ne do të vazhdojmë", u shpreh presidenti turk.
Erdogan tha se ata do të luftojnë deri sa terroristët të dorëzojnë armët dhe derisa organizata të shpërbëhet.