ANKARA - Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan tha se pas sulmeve me bombë në qytetin kufitar të Reyhanlit nuk fshihen rebelët apo opozita siriane. Të shtunën dy makina bombë shpërthyen në qytetin Rejhanli në afërsi të kufirit me Sirinë duke shkaktuar vdekjen e 49 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve. Ka shumë spekulime, provokime rreth refugjatëve, por këto shpërthime nuk janë të lidhura me opozitën siriane. Por ka një intrigë që përpiqet të hedhë fajin mbi opozitën siriane dhe refugjatët," tha ai.

Turqia ka akuzuar një grup që ka lidhje me inteligjencën siriane mbi shpërthimet e të shtunës dhe i bëri thirrje ndërkombëtarëve që të veprojnë kundër qeverisë së presidentit Bashar al-Asad. Erdogan përsëriti se Turqia nuk do të hezitonte për tu kundërpërgjigjur nga ndonjë sulm i mundshëm nga ana e Sirisë.

Nga ana tjetër Siria ka fajësuar Turqinë për shpërthimet e makinave vdekjeprurëse duke e quajtur Erdogan –in një "vrasës", raporton kanali shtetëror rus.

Shpërthimet ndodhën pasi Moska dhe Washingtoni njoftuan për organizimin e një konference ndërkombëtare për procesin e paqes në Siri.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)