Erdogan paralajmëron Austrinë për mbylljen e xhamive: Mendoni se do heshtim?

Erdogan paralajmëron Austrinë për mbylljen e xhamive: Mendoni se do heshtim?

Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar lidhur me vendimin e Austrisë për mbylljen e 7 xhamive dhe dëbimin e disa imamëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Stamboll të Turqisë, Erdoğan rikujtoi se në të kaluarën janë shkatërruar xhamitë dhe medresetë. Duke theksuar se edhe shkencat islame ishin bërë të pamundura për t'u mësuar, Erdoğan tha se ky qëndrim pothuajse ka shpallur luftë ndaj xhamive, ezanit, fesë e adhurimit.

Çfarë dallimi ka qëndrimi i atëhershëm me atë të kryeministrit të Austrisë. Edhe ata tani po bëjnë hesape e plane për t’i mbyllur xhamitë në Austri. Ku po shkon kjo? Frikësohem nga ajo që këto hapa të kryeministrit të Austrisë po e shpien botën drejt luftës mes kryqit dhe gjysmëhënës. Për këtë sidomos bota perëndimore, duhet t’i rregullojë këta persona të tyre. Nëse këta nuk e rregullojnë, këto llogari do të bëhen më ndryshe. Çfarë qenka? Do t'i dëbojnë imamët tanë nga Austria. Nëse ju e bëni këtë, ne a do të qëndrojmë të heshtur? Kjo do të thotë se edhe ne do të bëjmë diçka.

Presidenti Erdogan

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 10/06/2018 12:12

    Apo s’e ka mendjen ky te xhamitë dhe imamët..Hahahahaha !

    Përgjigju
    • Mali: 18/06/2018 16:13

      Mos humbni kohe me kete Erdoganin. Eshte vetem nji fanatik qe kerkon te behet profet

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI