Presidenti turk Tajip Erdogan tha se pasi të përfundojë lufta Izrael-Hamas, Gaza duhet të jetë pjesë e një shteti të pavarur dhe sovran palestinez.
Turqia, e cila ka përshkallëzuar kritikat e saj ndaj Izraelit ndërsa kriza humanitare në Gaza është intensifikuar, mbështet një zgjidhje me dy shtete dhe ndryshe nga SHBA, Britania dhe vende të tjera perëndimore, nuk e konsideron Hamasin organizatë terroriste.
Turqia ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ka ofruar të jetë ndërmjetëse për ta garantuar atë.
Duke folur me gazetarët në një udhëtim me avion duke u kthyer nga Kazakistani të premten, zoti Erdogan përsëriti kritikat ndaj vendeve perëndimore për mbështetjen e tyre ndaj Izraelit, duke thënë se besimi i Ankarasë tek Bashkimin Evropian ishte "lëkundur thellësisht".
“Pasi të përfundojë kjo që po ndodh, ne duam ta shohim Gazën si një rajon paqësor që të jetë pjesë e një shteti të pavarur palestinez, në përputhje me kufijtë e vitit 1967, me integritet territorial dhe me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet”, u citua të thoshte zoti Erdogan nga disa media.
"Ne do të mbështesim formula që do të sjellin paqe në rajon. Ne nuk do të mbështesim plane që keqësojnë më tej jetën e palestinezëve, që i fshijnë ata gradualisht nga skena e historisë."
Ai tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte autori i vetëm i situatës në Gaza, por se nuk mund të ketë shkëputje të plotë të marrëdhënieve në diplomacinë ndërkombëtare.
Megjithatë, Ankaraja tha më vonë të shtunën se po thërret ambasadorin e saj në Izrael, Sakir Ozkan Torunlar, për konsultime, pasi Izraeli tërhoqi të dërguarit e tij në Turqi muajin e kaluar për të rivlerësuar lidhjet mes dy vendeve pasi presidenti Erdogan i quajti militantët e Hamasit “luftëtarë të lirisë”./Voa
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2842
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta e Izraelit me Hezbollahun/ Hyn në fuqi armëpushimi, festë në rrugët e Bejrutit
27 Nëntor, 07:26
-
Borrell: Europa të zbatojë mandat arrestin për Netanyahun! SHBA të veprojnë si të duan
26 Nëntor, 13:39
-
Netanyahu: Po armëpushimit në Liban, nëse Hezbollah shkel marrëveshjen ne do e godasim! Biden: Hyn në fuqi nesër
26 Nëntor, 07:16
-
Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?
25 Nëntor, 22:54
-
Lufta/ Bombardime mes Izraelit dhe Hezbollahut, 16 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur! 20 raketa nga Libani drejt Galilesë, Hamas: Mbi 44 të vdekur në 13 muaj
25 Nëntor, 13:54
-
Media: Biden dhe Macron do të shpallin armëpushimin në Liban nesër! Lideri Suprem i Iranit: Netanyahu dhe ministri i tij duhet të dënohen me vdekje
25 Nëntor, 08:12
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është gati! Gjendet i pajetë në Abu Dhabi një rabin! Arrestohen 3 persona si të dyshuar për vrasjen e tij
24 Nëntor, 07:55
-
Arrestohet shqiptarja në Londër! Shkoi në protestat pro-Palestinës, dëmtoi kompaninë izraelite të armëve
23 Nëntor, 17:27
-
DW: Arrestimi i Netanjahut në Gjermani vështirë të përfytyrohet
23 Nëntor, 12:43
-
LIban/ Izraeli sulmon Bejrutin me raketa ‘bunker busters’, synonin oficerin e lartë të Hezbollahut! 16 viktima
23 Nëntor, 09:33
-
Lufta/ Bombardimet në Liban, një tjetër sulm ndaj forcave paqeruajtëse të UNIFIL, raportohet për 4 ushtarë të plagosur në bazën italiane! Reagojnë Meloni e Borrell
22 Nëntor, 16:28
-
Kryeministri i Hungarisë zotohet të shpërfillë urdhër arrestin ndërkombëtar për homologun izraelit, Orban: Do e ftoj Netanyahun, por s’do e zbatoj vendimin e gjykatës
22 Nëntor, 11:41