Erdogan-Putin takim për zgjidhjen e
pavarësisë së Nagorno-Karabakut
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dwshiron të zhvillojw një takim me homologun e tij rus Vladimir Putin për të diskutuar çështjen Nagorno-Karabak.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dwshiron të zhvillojw një takim me homologun e tij rus Vladimir Putin për të diskutuar çështjen Nagorno-Karabak.
"Turqia do të vazhdojë të mbështesë Azerbajxhanin sa i përket çështjes Nagorno-Karabakh," u tha Erdogan gazetarëve pas vizitës së tij në Baku. "Javën e ardhshme ose një javë pas kësaj unë do të takohem me Presidentin rus Vladimir Putin, sepse pozicioni i tij është shumë i rëndësishëm. Nëse ai me të vërtetë fokusohet në këtë çështje atëherë do të ishte e lehtë për ta zgjidhur atë", shtoi presidenti turk.
Nagorno-Karabakh
Rajoni malor i Nagorno-Karabakut (ose Karabakut malor) është një territor i rrethuar me popullsi kryesisht armene brenda territorit të Azerbajxhanit. Është një republikë e vetëshpallur e pavarur, e cila nuk njihet nga asnjë prej shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Në vitin 1988, ka pasur armiqësi mes forcave që raportonin me qeverinë e Baku dhe me banorët e Armenisë. Në vitin 1994, u arrit një armëpushim, por marrëdhëniet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë mbetur të tensionuara qysh atëherë.
Azerbajxhani këmbëngul që integriteti territorial i saj duhet të rikthehet, refugjatët duhet të kthehen në Nagorno-Karabak, dhe pas kësaj bisedimet rreth statusit të saj mund të fillojnë. Baku është gati të japë autonomi në rajon, por nuk është i gatshëm të mbajë bisedime të drejtpërdrejta me Nagorno-Karabakun. Në të njëjtën kohë, Armenia kundërshton fuqimisht ribashkimin e rajonit me Azerbajxhanin dhe thotë se e drejta e saj për vetëvendosje duhet të konsiderohet e para.
Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara bashkëkryesojnë Grupin Minsk të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) i cili kërkon të ndërmjetësojë një fund të konfliktit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3569
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15