
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se “Putini është shumë më i butë tani dhe më i hapur ndaj dialogut se më parë” për përfundimin e luftës në Ukrainë.
“Nuk jemi pa shpresë,” tha Erdogan për mundësinë e negociatave. “Pashë që Putini është shumë më i butë tani dhe më i hapur ndaj dialogut se më parë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë.”
Presidenti turk theksoi se shpreson të zhvillojë bisedime me presidentët e Rusisë dhe Ukrainës në të ardhmen e afërt. Kremlini, megjithatë, tha se një bisedë e re telefonike mes Putinit dhe Erdogan nuk është aktualisht në planet e presidentit rus, por se “ajo mund të organizohet shpejt”.
Lidhur me fjalët e Erdoganit se Putini është zbutur dhe është i hapur për dialog më shumë se më parë, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov thotë se Putini ka qenë i hapur për bisedime me Ukrainën që në fillim.
“Nëse ju kujtohet, presidenti Putin u përpoq të niste bisedimet me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara edhe para operacionit special ushtarak.
“Putini ishte i hapur për negociata kur pothuajse u ra dakord për një dokument mes (negociatorëve) rusë dhe atyre ukrainas. Pra, në këtë drejtim, asgjë nuk ka ndryshuar. Pozicioni i palës ukrainase ka ndryshuar… Ligji ukrainas tani ndalon çdo negociatë.”/REL
Lajmi kryesor:
BE do t'i japë Kievit 18 miliardë euro për vitin 2023! Ministrat e mbrojtjes të SHBA-së dhe Rusisë diskutojnë mbi luftën në Ukrainë
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.8%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 983
Lajme të tjera
-
Bakhmut, hendeku i fundit i luftës në Ukrainë! Zelensky: Së shpejti përfundon ofensiva ushtarake! Putin ndjen rrezikun e sanksioneve
30 Mars, 07:13
-
Si ndikon forcimi i lidhjeve Kinë-Rusi në Azinë Qendrore?
29 Mars, 12:43
-
A do t'i zhvendosë Rusia armët bërthamore taktike në Bjellorusi?
29 Mars, 07:54
-
Lufta në Ukrainë/ Shpërthim pranë një baze ajrore ruse në Krime! Zelensky bisedë telefonike me Melonin: Faleminderit Italisë për mbështetjen e dhënë
29 Mars, 07:42
-
Shiste me çmim të lartë armët e cilësisë së ulët, arrestohet kreu i departamentit detar të gardës ruse
28 Mars, 22:00
-
Amnesty International: Përgjigjja e Perëndimit ndaj Ukrainës shpërfaq 'standarde të dyfishta'
28 Mars, 12:38
-
Ukrainë/ Kompania tregtare Metro sponsorizon Rusinë
28 Mars, 09:32
-
Lufta në Ukrainë/ SHBA: Jemi pro krijimit të gjykatës speciale për krimin e agresionit kundër Ukrainës! Luftimet pranë zonës bërthamore të Zaporizhzhia
28 Mars, 08:26
-
Lufta/ Në Kiev mbërriijnë 18 tanket 'leopard' të Gjermanisë! Zelensky viziton forcat ukrainase në Zaporizhzhia! Moska: Me armët unike që kemi, shkatërrojmë edhe SHBA-të
27 Mars, 08:09
-
Pse Prigozhin ka mosmarrëveshje me zyrtarët rusë lidhur me varrimin e luftëtarëve të Wagner-it?
27 Mars, 07:57
-
NATO-ja kritikon Putinin për retorikën e rrezikshme bërthamore
26 Mars, 22:14
-
Bota e Putinit bëhet më e vogël
26 Mars, 17:16