/ATSH-AFP/ - Rusia ka interesa të drejtpërdrejtë tregtare në Turqi në fushën e energjisë bërthamore dhe të gazit natyror dhe nuk duhet t'i humbë këto shanse për shkak të Sirisë, çështje e kthyer në burim tensionesh mes të dy vendeve, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
"Nëse pala ruse nuk ndërton Mersin Akkuyun, atëherë investitorë të tjerë do të jenë në radhë", u shpreh ai para medias i pyetur rreth vizitës së tij në Japoni për të sqaruar nëse projekti i centralit të parë bërthamor të Turqisë i ndërtuar nga Rusia në jug të vendit do të kryhej apo jo per shkak te mosmarreveshjeve aktuale.
"Rusët kanë investuar tashmë tre miliarde dollarë në këtë projekt. Rreth kësaj çështje është më e interesuar pala ruse qe të veprojë më me kujdes", tha Erdogsn, i cituar nga gazeta "Hurriyet".
Centrali berthamor Akkuyu është një projekt madhor prej 19 miliarde eurosh (21 miliarde dollarë).