Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për përshkallëzimin e krizës në Lindjen e Mesme.
Sipas Erdogan, Netanyahu është përgjegjës për atë që e quajti një “rrip zjarri” që po përfshin rajonin.
“Ai tregoi në Gaza se nuk respekton asgjë dhe askënd, madje as armëpushimin. Ka pushtuar Libanin dhe po e tërheq rajonin tonë drejt një tragjedie me bandën e tij të vrasësve”, tha presidenti turk.
Lajmi kryesor:
Irani sulmon 3 anije në Hormuz: Bota duhet të përgatitet për naftën në 200 $ për fuçi! Trump: Lufta do të përfundojë kur ta vendos unë! Media: Shkolla e vajzave në Minab u godit nga një Tomahawk amerikan








