Erdogan, shprehet për pastrimin
e vendit nga terorristët

Erdogan, shprehet për pastrimin<br />e vendit nga terorristët<br>
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është shprehur ditën e sotme në kongresin e partisë së tij se është i përkushtuar se do ta pastrojë vendin e tij dhe gjithë kufirin me Sirinë nga ata që ai i cilësoi si “terroristë”.

Duke folur sot në Kongresin e partisë së tij AK, në provincën veriore, Amasya, zoti Erdogan theksoi se Turqia do të jetë e sigurt nga refugjatët sirianë, që Ankaraja u ka dhënë strehim, mund të kthehen atëherë kur kufiri është i pastruar nga militantët.
Këto komente janë bërë derisa ofensiva ushtarake turke në rajonin Afrin në pjesën veriore të Sirisë, ka hyrë në javën e dytë.
Ishte raportuar se trupat turke dhe luftëtarët aleatë sirianë e kanë marrë kontrollin ndaj një mali strategjik.
Milicia kurde dhe Observatori sirian për të drejtat e njeriut, kanë raportuar për luftime të ashpra në malin, Bursayah, që e ndanë enklavën nën kontrollin kurd Afrin, nga qyteti Azaz, që kontrollohet nga Turqia.
Ushtria e Turqisë tha sot se pjesëtarët e vet dhe luftëtarët opozitarë aleatë sirianë e kanë marrë këtë mal, me ndihmën e sulmeve ajrore, helikopterëve, fluturakeve ushtarake pa ekipazh, e pasisjeve të tjera.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS