Erdogan sot në Tiranë, ‘blindohet’ kryeqyteti! Ja rrugët që bllokohen dhe oraret

Erdogan sot në Tiranë, ‘blindohet’ kryeqyteti! Ja rrugët që bllokohen dhe oraret

Erdogan dhe Rama

TIRANË- Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës së Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili mbërrin sot në Tiranë për inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë. 

Policia e Shtetit njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera, në varësi të takimeve dhe aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë vizitës, në Tiranë.

Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar - Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar - Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar.

Rrugë të tjera që do të bllokohen
Nga Rinasi - Qafa e Kasharit - Mbikalimi tek Casa Italia - nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”, Unazë (Astir) - Rrethrrotullimi i Saukut, Rruga e Elbasanit.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura te ish Hotel Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” rruga “Ukraina e Lirë”, bulevardi "Zhan D'Ark" dhe rruga "Xhorxh Bush".

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Kurti si Berisha sulmon prokurorët e Kosovës, refuzon të dëshmojë: ‘Kërmij’ e ‘lepuj’ I përgjigjet prokurori special: Askush s' është mbi ligjin

Kurti si Berisha sulmon prokurorët e Kosovës, refuzon të dëshmojë: ‘Kërmij’ e ‘lepuj’ I përgjigjet prokurori special: Askush s' është mbi ligjin