Erdogan trondit Europën, krijon parti në Gjermani dhe fton muslimanët t’i bashkohen

Erdogan trondit Europën, krijon parti në Gjermani dhe fton muslimanët t’i bashkohen

Presidenti turk Erdogan

Me një lëvizje politike surprizuese, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka shokuar europianët, teksa ka krijuar një parti politike në Gjermani, e cila ka në thelb të programit të saj luftën kundër racizmit musliman.

Partia e re, e cila pritet të garojë në zgjedhjet europiane të qershorit, do të quhet Aleanca Demokratike për Diversitet dhe Zgjim (DAVA) dhe është krijuar zyrtarisht më 7 janar.

Partia është një degë e partisë AKP, që drejtohet nga lideri turk dhe synon të fitojë besimin e mbi 1.5 milionë turqve me të drejtë vote në Gjermani, por edhe shtetasve të tjerë më origjinë të huaj, raporton Daily Mail.

Partia e re pritet të drejtohet nga Teyfik Ozcan, i cili ka këmbëngulur se financat e partisë do të sigurohen të gjitha nga brenda vendit, në zbatim të plotë të ligjit elektoral, pasi në Gjermani është e paligjshme të marrësh fonde nga vendet e huaja.

Krijimi i DAVA-s ka shkaktuar reagime dhe shqetësime në Berlin. I pari që ka reaguar kundër është Cem Ozdemir, ministri gjerman i Bujqësisë, i cili ka prejardhje turke.

Një degë e Erdoganit që kandidon në zgjedhje këtu, është gjëja e fundit që na duhet”, shkroi Cem në X (ish-Twitter).

Edhe nënkryetari i partisë më të madhe opozitare konservatore Kristian Demokrate (CDU), Jens Spahn, kritikoi këtë nismë të Erdogan.

“Një degëzim Erdogan-AKP në Gjermani do të ishte një tjetër parti ekstreme në vend”, shkroi Spahn në X (ish-Twitter).

Aktualisht po shohim partitë që shfaqen kudo dhe qëllimi dhe ushtrimi i tyre i vetëm është që përfundimisht ta copëtojnë Evropën nga brenda”, tha për Die Welt, kandidatja kryesore liberale gjermane Marie-Agnes Strack-Zimmermann kur u pyet për DAVA-n.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston