ANKARA - Presidenti turk, Recep Tajip Erdogan i ka dhënë afat deri të nesërmen kryeministrit të sapozgjedhur Ahmet Davutoglu për të kabinetin e ri qeveritar. Ndërsa të premten do të bëhen publikë edhe emrat e ministrave.

“Me vullnetin e Zotit, ne do t’i japim Davutoglu mandatin për të formuar qeverinë e re nesër dhe kabineti i ri do të shpallet të premten”, tha Erdogan përpara mbështetësve të tij.

Partia e Erdogan AK zgjodhi ministrin e Jashtëm Ahmet Davutoglu si kreun e partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, gjatë mbledhjes së kongresit të partisë në Ankara. Ndërsa presidenti Erdogan e caktoi atë kryeministër, të enjten pasi bëri betimin e tij si president i vendit.

Erdogan pritet të forcojë pozitën e tij si udhëheqës duke bërë një transformim të vendit. Ndërsa kritikët janë shprehur se emërimi i Erdogan pritet të thellojë ndarjet në shoqëri. Emërimi i aleatit të tij më të ngushtë, Ahmet Davutoglu në postin e kryeministrit është parë si një shenjë e Erdogan për të marrë nën kontroll gjithë drejtimin e vendit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)