Erdogan ultimatum Izraelit: Presion deri në fund për të ndalur masakrat në Gaza

Erdogan ultimatum Izraelit: Presion deri në fund për të ndalur masakrat në Gaza

Presidenti turk Erdogan

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka dërguar një ultimatum Izraelit këtë të shtunë, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për t’i dhënë fund operacioneve izraelite në Rafah.

‘Ankaraja do të vazhdojë të ushtrojë presion mbi Izraelin përmes tregtisë dhe diplomacisë derisa qeveria Netanyahu të ndalojë masakrat në Gaza’, tha Erdogan.

Ne qëndrojmë me komunitetin e biznesit në ndalimin e tregtisë me Izraelin, shtoi ai. Erdogan vendosi gjithashtu objektiva jashtëzakonisht ambicioz për inflacionin, i cili shkoi me 68.5% në mars.

‘Prioriteti ekonomik i Turqisë është të ulë inflacionin në një shifër për lehtësim të përhershëm, me theks në stabilitetin afatgjatë për të përmirësuar mirëqënien e vendit’, tha ai sipas Anadolu.

Ndërkohë, edhe qeveria spanjolle njoftoi se kërkon që Tel Avivi të zbatojë urdhrin e Gjykatës së Lartë të OKB-së dhe të përfundojë menjëherë bombardimet dhe sulmet tokësore në qytetin Rafaj të Gazës.

Madridi thekson se vendimi i së premtes nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është ligjërisht i detyrueshëm.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja