Erdogan: Vendet europiane nuk mbrojnë viktimat, vetëm vrasin dhe shesin armë. Në zonën e sigurisë vazhdojnë luftimet

Erdogan: Vendet europiane nuk mbrojnë viktimat, vetëm vrasin dhe shesin armë. Në zonën e sigurisë vazhdojnë luftimet

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, në një fjalim para grupit parlamentar të partisë së tij në Ankara, duke kritikuar vendet europiane që, sipas mendimit të tij, "mbrojnë grupet terroriste" të tilla si PKK , tha se: Ju jeni duke bërë një gabim të madh. Terroristët që ushqehen me duart tuaja, nesër do të kthehen kundër jush.

Sipas presidentit turk, pas fillimit të operacionit në veri-lindje të Sirisë, rreth 700 veprime terroriste janë kryer në Turqi nga përkrahës të organizatës terroriste që zhvillojnë aktivitetin e tyre kriminal në Europë. "Ata që nuk lejojnë fjalime ose manifestime në favor të Turqisë - shtoi Erdogan – iu ofrojnë të gjitha mundësitë të tjerëve të tregojnë simbolet e PKK në rrugët e Europës".

Presidenti turk tha gjithashtu se vendet europiane "nuk mbrojnë të shtypurit dhe viktimat. Ata nuk kanë ndërmend ta bëjnë këtë sepse ata dinë vetëm si të vrasin dhe të shesin armë". Përkundrazi- tha Erdogan, "kur bëhet fjalë për naftë, ata nxitojnë".

Turqia dhe Rusia do të fillojnë patrullimin e përbashkët të kufirit sirian të premten pas tërheqjes së forcave kurde. Këtë e bëri të ditur presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan

"Por Turqia rezervon të drejtën të fillojë një operacion të ri kundër militantëve të Njësive të Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG) në Siri nëse nuk tërhiqen tridhjetë kilometra nga kufiri turk. Nëse është e nevojshme, Turqia mund të rrisë sipërfaqen e sigurisë në veri të Sirisë", - tha Erdogan

Ndërkohë në frontin e luftës, media shtetërore Siriane raporton për përleshje të dhunshme në fshatrat përreth qytetit kufitar Ras al Ain, në zonën ku ofensiva ushtarake e Ankarasë synon të krijojë një "zonë të sigurt". Qyteti është nën kontrollin e forcave të drejtuara nga kurdët sirianë, të mbështetur tani nga ata të regjimit të Bashar al-Asad të cilët për disa ditë kanë luftuar me trupat e Ankarasë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja