Erdogani kërkon Gylenin,
Washingtoni pranon zyrtarisht

Erdogani kërkon Gylenin,<br />Washingtoni pranon zyrtarisht
Në media u fol gjerësisht, por zyrtare është bërë vetëm tani: përmes zëdhënësit Mark Toner, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ka marrë nga Ankaraja një kërkesë për ekstradimin e klerikut Fetullah Gylen, vetëm se jo për çështje të lidhura me puçin e dështuar ushtarak, për të cilin e fajëson ish-miku i tij, sot armik i përbetuar, Rexhep Taip Erdoan.
 
“Mund ta konfirmojmë tashmë se Turqia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Gylenit”, tha Toner gjatë një konference për shtyp. Deri vonë, zyrtarët amerikanë ishin mjaftuar me pohimet se e kishin marrë në shqyrtim dokumentacionin e dërguar prej Ankarasë, por nuk e pohonin dot me siguri nëse ai përbënte një kërkesë të mirëfilltë ekstradimi.
 
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë ftohur shumë e nga sa tregojnë sondazhet, një pjesë e mirë e turqve të prirur përgjithësisht drejt teorive të konspiracionit, besojnë se Uashingtoni është përfshirë në përpjekjen për grusht shteti.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm