/ATSH-AFP/ - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, përgëzoi procedurat gjyqësore shumë të përfolura kundër kundërshtarëve të tij, përfshirë arrestimin e pronarëve të medias dhe mandatin e arrestit për Fethullah Gulen-in, ish-aleati që është bërë kundërshar i tij.

"I kam verrejtur nga afër këto procedura si president i këtij vendi. Gjithçka është konform me ligjin dhe në rregull me procedurat, procesi që zhvillohet aktualisht është brenda të gjitha rregullave ashtu si edhe objektivat e tij", deklaroi Erdogani gjatë një fjlaimi në Stamboll të publikuar në televizion.

Erdogani mbrojti burgimin e gazetarëve që ishin pjesë e hetimeve, duke thënë se "disa prej tyre përdornin profesionin si një maskë për të mbuluar aktivitete të tjera".
Ai argumentoi se "burgimi i gazetarëve nuk ka asgjë të pazakontë, nëse i referohemi arrestimeve në Britaninë e Madhe në kuadrin e skandalit të përgjimeve telefonike që tronditi median".

Deklaratat e tijvijnë një ditë pasi një gjykatën e Stambollit nxorri një mandat arresti për Fethullah Gulenin, i akuzuar se po ndërton një shtet paralel që nga SHBA-ja ku ai është në azil që prej vitit 1999.