‘Erë dhe pluhur nga Saharaja’, paralajmërimi i IGJEUM: Sot rrezik për zjarre në 10 qarqe të vendit

‘Erë dhe pluhur nga Saharaja’, paralajmërimi i IGJEUM: Sot rrezik për zjarre në 10 qarqe të vendit

Harta me qarqet në rrezik të paraqitura nga IGJEUM dhe foto nga zjarret në Përmet

Pamjet apokaliptike të zjarreve që përpijnë malet prej 11 ditësh kanë krijuar një situatë katastrofike në qarkun e Vlorës dhe në disa zona të tjera të vendit, mes tyre edhe Përmeti, ku janë përfshirë në flakë sipërfaqe të mëdha të kullotave dhe pyjeve.

Rreziku nga zjarret vijon të jetë i lartë. IGJEUM ka paralajmëruar se sot në 10 qarqe të vendit ka rrezikshmëri të lartë për rënien e zjarrit, për shkak të temperaturave të larta. Parashikohet që  në disa zona temperatura të shkojë mbi 40 gradë celcius.

Përmes një postimi në rrjetet sociale IGJEUM  sqaron se një erë e madhe me pluhur po vjen drejt vendit tonë nga shkretëtira e Saharasë.

10 qarqet e vendit që parashikohen me rrezikshmëri të lartë për rënien e zjarreve janë Shkodra, Kukësi, Lezha, Tirana, Elbasan, Fieri, Berat, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, kurse me rrezik të moderuar janë Durrësi dhe Dibra.

Njoftimi me te dhenat nga IGJEUM
 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI