ERE i hoqi licencën, CEZ drejt
Gjykatës: Duam dëmshpërblim

ERE i hoqi licencën, CEZ drejt<br />Gjykatës: Duam dëmshpërblim
TIRANE - Kompania qendrore në Çeki, CEZ Group ka reaguar pas vendimit të sotëm të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për heqjen e licencës kompanisë çeke CEZ-Shpërndarje e cila operon në Shqipëri.

Duke e cilësuar shkelje të standardeve evropiane por edhe të vetë ligjit shqiptar, CEZ Group deklaron se do e çojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit ku edhe do të kërkojë dëmshpërblim.

Nëpërmjet zëdhënëses së kompanisë qendrore në Çeki, Barbora Pulpanova, CEZ Group ka komentuar edhe vendosjen e një administratori të përkohshëm shtetëror për menaxhimin e kompanisë. Kundrejt këtij fakti, Pulpanova tha se jo vetëm është i paligjshëm por i heq të drejtat pronarit të CEZ-Shpërndarje që të mbrohet kundrejt këtij fakti, pra heqjes së licencës dhe të gjithave akuzave të hedhura ndaj kompanisë çeke.

Mbi këto motive CEZ Group argumenton vendimin e saj për ta çuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Në mbledhjen e sotme të Entit Rregullator të Energjisë, Sahit Dollapi u zgjodh administratori shtetëror i CEZ me 4 vota pro dhe 1 kundër. Kompania CEZ Shpërndarje do të çregjistrohet sot në QKR dhe pas këtij çregjistrimi vjen administratori i ri dhe nuk do të ketë një emër derisa të ketë një investitor të ri

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin

Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, zbardhet dinamika! Ja çfarë e shkaktoi aksidentin