TIRANE - Drejtoresha Juridike e ERE, Entela Cipa deklaron se borxhet që CEZ u ka të tretëve do të njihen ndërsa për borxhet e institucioneve ndaj CEZ do të vendosë Qeveria. Deklarata e Cipës është bërë në një prononcim për median.
“Do njihen borxhet që CEZ iu ka të tretëve. Për borxhet e institucioneve ndaj CEZ do vendosë Qeveria” - tha Cipa duke shtuar se - "CEZ, iu hoq licenca pasi nuk plotësoi detyrimet".
Sot para Entit Rregullator të Energjisë, ishte planifikuar një raportim nga Sahit Dollapi administratori shtetëror i sistemit të Shpërndarjes së Energjisë. Dollapi do të paraqiste planin e masave por mbledhja u shty pasi ai nuk ishte gati të raportonte.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com