ERE vendos, i heq licencën CEZ
për shpërndarjen e energjisë

ERE vendos, i heq licencën CEZ<br />për shpërndarjen e energjisë
TIRANE - Enti Rregullator i Energjisë në mbledhjen e sotme vendosi t'i heqë licencën kompanisë “CEZ Shpërndarje”. Në mbledhjen që u zhvillua sot në mesditë, Sahit Dollapi u zgjodh administratori shtetëror i CEZ me 4 vota pro dhe 1 kundër. Kompania CEZ Shpërndarje do të çrregjistrohet sot në QKR dhe pas këtij çregjistrimi vjen administratori i ri dhe nuk do të ketë një emër derisa të ketë një investitor të ri.

Gjatë mbledhjes së sotme ERE prezantoi një raport prej 100 faqesh të hartuar prej saj, ku komunikoi vendimin për këtë çështje. Në fillim të mbledhjes, Sokol Ramadani tha se CEZ pushoi së importuar energji që të mbulonin humbjen. Kërkuan që KESH të blejë energji për humbjen. CEZ nuk kishte ndërmend të plotësonte detyrën”.

Drejtoresha e monitorimit të tregut, Erjola Sadushi u shpreh se kompania CEZ Shpërndarje kishte detyrime në kontratë që të reduktonte humbjet në rrjet dhe rritjen e arketimeve, për përmirësimin e shpejtë të kushteve teknike të shpërndarjes së energjisë. Sadushi theksoi se CEZ është justifikuar se nuk mund të importojë për shkak të vështirësive financiare dhe është në këtë situatë për shkak të keqmenaxhimit, prandaj kompania duhet t’i gjej brenda vetes shkaqet e dështimit.

“CEZ kishte detyrime në kontratë që të reduktonte humbjet në rrjet dhe rritjen e arketimeve. Prisnim përmirësimin e shpejtë të kushteve teknike të shpërndarjes së energjisë. Nga janari 2012 është vërejtur problematika nga KESH dhe OST për mosrealizim të importit. ERE i ka kërkuar CEZ të kryejë importet. CEZ është justifikuar se nuk mund të importojë për shkak të vështirësive financiare. CEZ në këtë situatë për shkak të keqmenaxhimit, prandaj kompania t’i gjej brenda vetes shkaqet e dështimit. CEZ dështoi në përmbushjen e kontratës. CEZ debitore ndaj shtetit shqiptar më shumë se çjanë sistemet vendore dhe qëndrore të qeverisë ndaj saj”, tha Sadushi.

Entela Çipa, anëtare e bordit publikoi shkeljet ligjore të CEZ Shpërndarje:
1. Mosmbulimi i humbjeve të energjisë në rrjet.
2. Mosrealizimi i objektiva për rritjen e arkëtimeve dhe përmirësimi i rrjetit teknik. CEZ kishte detyrim të ulte humbjet.
3. Moszbatimi i planit të investimit. CEZ në asnjë vit nuk e ka realizuar planin.
4. Mospajisja me matësa të energjisë elektrike. Duhej të ishte kryer pajisja me matësa për çdo abonent.
5. Mospagesa e OST për linjat e transmetimit
6. Mosraportimi pranë ERE-s për problemet në fushën e shpërndarjes për furnizmin me pakicë. Mosrealizimi i pagesave nga KESH.
7. Mosreduktimi i vjedhjeve në rrjet.
8. Mostrajtimi ia ankesave të qytetarëve.
9. Mbifaturimi dhe keqfaturimi i konsumatorëve.
10. Shkeli detyrimin për furnizim me cilësi të energjisë. Ankesa për luhatjen e tensionit.
11. Ndërprerje kolektive të energjisë pa arsye në muajt e fundit. Sidomos në Shkodër, Tiranë, Krujë edhe nga bizneset.
12. CEZ nuk ka dhënë zgjidhje për situatën, por u shprehën të gatshëm për t’u larguar.

Anëtari tjetër i bordit drejtues të ERE-s, Enea Karakaçi i kërkoi Këshillit të Ministrave të vendosë për menaxhimit e aseteve të CEZ, pra të shpronësohet.

Administratori  i ri shtetëror do të menaxhojë sistemin e shpërndarjes derisa licenca t'i kalojë një subjekti tjetër. Në mbledhjen e javës së kaluar bordi i Entit Rregullator mori në shqyrtim 6 kandidatura. Ata ishin ish-kreu i OSSH, aktualisht drejtori i Ujësjellësit, Sahit Dollapi, Artan Topi, Genc Gjorgjani, Rezart Isufi, Agron Seseri dhe Onorina Jata.

Pas seancës dëgjimore u skualifikua Onorina Jata, pasi siç bëri të ditur drejtori juridik i ERE-s, Eduart Elezi, ajo ishte aktualisht punonjëse në CEZ. ERE ka miratuar rregulloren për mënyrën e përzgjedhjes së administratorit dhe mënyrën se si do të funksionojë sistemi i shpërndarjes së energjisë, nëse CEZ-it i hiqet licenca.

Redaksia online
(sg/eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rritja e pensioneve, Rama nga Bulqiza: Do rritet fuqia blerëse e më shumë se 700 mijë pensionistëve! Reformën e bëmë ne dhe tregon qartë kush di të qeverisë

Rritja e pensioneve, Rama nga Bulqiza: Do rritet fuqia blerëse e më shumë se 700 mijë pensionistëve! Reformën e bëmë ne dhe tregon qartë kush di të qeverisë